Kosova
Rekord në Aeroportin e Prishtinës, prijnë Zvicra dhe Gjermania
Destinacionet më të frekuentuara vazhdojnë të jenë Zvicra dhe Gjermania, të cilat prijnë me numrin më të madh të udhëtarëve që udhëtojnë përmes këtij aeroporti
Mbi 500 mijë pasagjerë i ka pritur gjatë muajit gusht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”. Zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara ka deklaruar për “KosovaPress” se kjo është hera e parë që është shënuar kjo shifër, derisa vlerësohet edhe si rekord historik.
“Janari i këtij viti ka shënuar një rritje të numrit të udhëtarëve deri në muajin qershor rreth 16 për qind. Çdo vit pothuajse kemi arritur rekord në numër të udhëtarëve, por është hera e parë që ne brenda një muaji shënojmë mbi 500 mijë udhëtarë apo gjysmë milioni udhëtarësh”, është shprehur Gara, transmeton albinfo.ch.
Sipas saj, destinacionet më të frekuentuara vazhdojnë të jenë Zvicra dhe Gjermania, të cilat prijnë me numrin më të madh të udhëtarëve që udhëtojnë përmes këtij aeroporti.
“Akoma mbetet shteti zviceran dhe gjerman, të cilët prijnë me numër të udhëtarëve. Pas tyre vijnë Turqia, Austria dhe vendet e tjera evropiane e botërore”, ka thënë Gara.
Ajo po ashtu ka njoftuar për shtimin e disa linjave të reja. Nga 28 shtatori udhëtarët do të mund të udhëtojnë në Lyon të Francës dhe nga data 1 tetor do të ketë fluturime edhe për në Arabinë Saudite në Jeddah. Ndërkaq, këtë vit kanë filluar fluturimet edhe për Helsinki dhe Paris.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













