Kosova
Avokati i Thaçit nga Haga: Kjo fazë e procesit do të zbardhë të vërtetën historike për Kosovën
Në prag të rinisjes së seancave gjyqësore ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara në Hagë, avokati i tij Pierre-Richard Prosper ka deklaruar për mediat se ekipi i mbrojtjes është i përgatitur dhe optimist për këtë fazë të re të procesit, transmeton albinfo.ch
Sipas Prosper, gjykimi tani hyn në një pikë kthese ku do të paraqiten prova që, sipas mbrojtjes, do të vërtetojnë pafajësinë e Thaçit dhe do të ndriçojnë rrethanat e vitit 1999 në Kosovë.
“Ky është një moment i rëndësishëm për të parë realitetin dhe për të sjellë të vërtetën. Presim që dëshmitë dhe provat që do të paraqesim të tregojnë qartë se Presidenti nuk ka përgjegjësi për akuzat që i janë bërë”, theksoi ai.
Lidhur me dëshmitarët e mbrojtjes, Prosper u shpreh se nuk ka qenë e vështirë t’i bindin për të marrë pjesë në proces, pasi shumica duan të ndajnë publikisht të vërtetën. Ai shtoi se procedurat ligjore për autorizimet janë ndjekur me sukses dhe se dëshmitë e ardhshme do të kenë peshë të madhe në ecurinë e çështjes.
Procesi kundër Thaçit dhe bashkë të akuzuarve Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po vazhdon prej muajsh, ndërsa faza e mbrojtjes shihet si vendimtare për rrjedhën e mëtejshme të gjykimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve Mungesa e pilotëve godet fluturimet verore... -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër












