Lajme
“Çka Ka Qëllu” mirëpret Kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëshorten e tij
Kryeministri Albin Kurti viziton “Çka Ka Qëllu” në Nju Jork, një festë e traditës dhe kulturës shqiptare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij, vizituan dje restorantin shqiptar “Çka Ka Qëllu” në zemër të Nju Jorkut, duke u bërë mysafirë të një pritjeje të ngrohtë dhe ceremoniale që nxjerr në pah traditat dhe kulturën shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Dje patëm nderin të mirëpresim Kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëshorten e tij në Çka Ka Qëllu. Gjatë viteve kemi pasur krenarinë të presim shumë kryeministra dhe figura të larta shtetërore — çdo vizitë është një festë e traditave dhe kulturës sonë,” deklaruan përfaqësuesit e restorantit.
Restoranti, i njohur për promovimin e kuzhinës dhe kulturës shqiptare në Nju Jork, ka mirëpritur gjatë viteve të fundit një numër të madh liderësh dhe personalitetesh të njohura botërore. Vizita e Kryeministrit Kurti jo vetëm thellon lidhjet kulturore, por gjithashtu vë në pah rëndësinë e diasporës shqiptare dhe promovimin e trashëgimisë sonë jashtë vendit.
Kryeministri Kurti dhe bashkëshortja e tij shijuan gatimet tradicionale shqiptare, ndërsa stafi i restorantit përkujdeset që çdo detaj të reflektojë mikpritjen dhe krenarinë për kulturën e vendit. Ky moment u shënua si një nga takimet më të veçanta të këtij viti për komunitetin shqiptar në Nju Jork.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











