Integrimi
Bullakaj me interpelancë arrin të ulë taksat për natyralizim në komunën e tij
Këshilli komunal (ekzekutivi) është zotuar se menjëherë do të fusë në fuqi vendimin që askush të mos paguajë mbi 1800 franga për raste të tilla. Atyre që kanë paguar do t`u kthehen nga 700 franga, aq sa është tejkalimi
Ata të huaj që duan të marrin pasaportën zvicerane në qytetin Wil të duhet të bëhen gati të paguajnë më tepër se sa “kolegët” e tyre në qytetet tjera. Një vendim i Gjykatës Federale i cili është në fuqi nga viti 2006 kërkon që pagesat për natyralizim të mbulojnë vetëm shpenzimet procedurale. Por administrata e Wilit nga këto pagesa nxjerr edhe fitim.
Arbër Bullakaj, këshilltar në Asamblenë e këtij qyteti dhe kandidat për Parlamentin Nacional lidhur me këtë ka ushtruar një interpelancë në asamble. Ai akuzon administratën e qytetit të tij për taksa të ekzagjeruara për natyralizim, që janë dukshëm më të larta se gjetiu, përcjell albinfo.ch. Kështu, ndërkohë që në Wil një person vetëmbajtës me fëmijë duhet të paguajë 2500franga, taksën komunale të natyralizimit, në qytetin St. Gallen kjo taksë kushton 1400 franga ndërsa në Gossau madje vetëm 1250 franga.
Bullakaj, i cili vetë është i natyralizuar, thotë se ky çmim bën që të huajt e integruar mirë por me të ardhura të ulëta shpesh heqin dorë nga kërkesa për natyralizim.
Taksa për natyralizim në Wil madje tejkalon edhe tarifën maksimale të lejuar në kanton, që është 1800 franga për një kryefamiljar-e vetëmbajtës-e me fëmijë.
Këshilli komunal (ekzekutivi) është zotuar se menjëherë do të fusë në fuqi vendimin që askush të mos paguajë mbi 1800 franga për raste të tilla. Ndërsa një mbikëqyrje që është bërë ka treguar se bëhet fjalë për 11 raste të kategorisë së tillë, transmeton albinfo.ch. Edhe pse procedurat në këto raste janë mbyllur në mënyrë te plotfuqishme, personave në fjalë do t`u kthehen nga 700 franga, aq sa është tejkalimi në krahasim me shumën e lejuar në kanton për natyralizim.
Ndërkaq, siç thuhet në gazetën tagblatt.ch, qyteti Wil ka nxjerrë përfitime të mira nga taksat e përmendura. Në vitin 2014 ka pasur një mbetje prej 49 mijë frangash, nga të cilat fitim kanë qenë 17.200 franga.
Marrja e pasaportës zvicerane është e mundur vetëm pas natyralizimit në komunë dhe në kanton. Kështu, përveç në kanton, në këtë rast në atë të St. Gallenit ku taksa kushton nga 550 deri në 900 franga, duhet paguar edhe në komunë dhe në federatë Pagesa për federatë është nga 50 deri në 150 franga.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












