Kosova
Presidentja Osmani: Nuk mund ta trajtosh Rusinë si agresor e Serbinë si partner të paqes
Osmani, BE-së: Nuk është fer të shpërblehet Serbia pro-ruse
Danimarka ka mbledhur liderët evropianë në samitin e Komunitetit Politik Evropian të enjten.
Kosova po përfaqësohet nga presidentja, Vjosa Osmani e cila tashmë ka nisur takimet e para në Kopenhagë, përcjell albinfo.ch.
Presidentja ka kritikuar shtetet e BE-së për shpërblimet që po ia bëjnë Serbisë, e cila, sipas saj, është pro-ruse.
“Aktualisht janë dy kërcënime të mëdha të sigurisë me të cilat përballen vendet e kontinentit tonë. Njëra vjen dukshëm nga Rusia, dhe tjera, veçanërisht në rajonin tonë, vjen nga përfaqësuesi i saj, zgjatimi i Rusisë në rajon, që është Serbia”.
“Dhe unë mendoj se ka nevojë për konsistencë nga Bashkimi Evropian në trajtimin e të dy agresorëve, sepse nuk mund ta trajtosh njërin si agresor dhe diktator, ndërsa tjetrin si partner”, tha Presidentja e Kosovës me rastin e mbërritjes së saj në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, raporton Klankosova.tv.
Ajo tha se Serbia i konsideron shtetet fqinje si “joekzistente”, si “shtete të përkohshme”, si “shtete që veprojnë me agresion ndaj tyre”.
“Në rajonin tonë kurrë nuk ka vakum të ndikimit. Në mungesë të ndikimit pozitiv të Perëndimit, fuqitë malinje të trekëndëshit të së keqes, si Rusia, Kina dhe Irani, kthejnë kokën andej dhe jo për bamirësi, por sepse kanë interesa malinje strategjike”.
Ajo kërkoi që zgjerimi të vazhdojë me Ballkanin Perëndimor me ato vende që e meritojnë.
“Historia tregon se zbutja e diktatorëve dhe autokratëve kurrë nuk çon në paqe afatgjatë. Kjo i ka inkurajuar ata historikisht të përdorin më shumë dhunë”.
“Thirrja jonë është të sigurohen që të jenë shumë të kujdesshëm se si përfaqësuesi i Rusisë në rajonin tonë trajtohet, dhe jo të qetësojë ata që të vazhdojnë dhunën”, theksoi Osmani, teksa përmendi 2 vjetorin e rastit të agresionit serb në Banjskë.
“Shtetet Anëtare duhet ta kuptojnë se shpërblimi i Serbisë për pozicioinin e saj ndaj Rusisë, nuk është rruga e duhur. Vendet që janë të rreshtuara 100% me BE-në duhet të shpërblehen, e jo ato që e kanë Moskën si shteg”, u shpreh mes tjerash Osmani.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër













