Lajme
Medalja e parë olimpike për Kosovën
Xhudistja Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike Evropiane
Xhudistja pejane Nora Gjakova ka hyrë në histori si sportistja e parë kosovare që ia ka sjellë medaljen e parë olimpike shtetit të Kosovës. Ajo në Lojërat Evropiane që po mbahen në Baku të Azerbajxhanit, fitoi medaljen e bronztë, duke mposhtur për vend të tretë holandezen Sanne Verhagen.
Nora humbi në gjysmëfinale, duke e lëshuar mundësinë që ta fitojë të artën.
Fitorja e Gjakovës ka gëzuar edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron xhudisten pas suksesit, e cila i siguroi Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike Evropiane.
“Stolisja e Norës me medaljen e bronztë është një lajm historik për sportin dhe për Kosovën, në përgjithësi. Suksesit të saj i gëzohemi të gjithë. Ky sukses për Kosovën, përbën një prezantim konkurrues të vendit në arenën ndërkombëtare, por edhe një dëshmi se kemi sportistë cilësorë”, tha ministri Shala, duke shtuar se ky është një kurorëzim i punës së xhudistes dhe ekipit trajnues të saj.
“Suksesi i Norës, është një shtysë për ne si Ministri që të punojmë bashkërisht edhe më shumë në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës sportive, avancimit në cilësi dhe konkurrencë dhe në vendosjen e standardit për sportin”, tha ministri Shala.
E-Diaspora
-
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare Fight Night Rheintal do të mbahet më 27 qershor 2026 në Oberriet dhe pritet të mbledhë... -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin Raporti tregon se një “taksë hyrëse” për të huajt ka pengesa ligjore dhe nuk sjell përfitime... -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë -
Zvicra me “parajsë të re tatimore” për kompanitë -
Zyrtarisht: Zvicra vendos kontrolle kufitare gjatë samitit të G7 në Francë













