Shqipëria
Shqipëria, e 18-ta në botë për sigurinë kibernetike
Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme duke u renditur me 85 pikë sipas Cyber National Security Index dhe duke u ngjitur me 36 vende krahasuar me vitin 2023
Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se, Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 18-të në botë.
Rama u shpreh gjatë podkastit “Flasim”, se Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme duke u renditur me 85 pikë sipas Cyber National Security Index dhe duke u ngjitur me 36 vende krahasuar me vitin 2023.
“Ky rezultat përfaqëson një ngritje me 36 vende krahasuar me vitin 2023, kur vendi ynë ishte në vendin e 54 me 62.34 pikë. Brenda dy vitesh kemi kaluar dhjetra shtete të mëdha dhe me traditë në këtë fushë duke u shndërruar në një nga historitë më të jashtëzakonshme të suksesit në sigurinë kibernetike globale, si rezultat i një reagimi 360 gradë ndaj një sulmi jashtëzakonisht të rrezikshëm kibernetik që u bë mbi infrastrukturën digjitale nga një shtet i madh dhe i njohur për terrorizimin kibernetik”, theksoi Rama, transmeton albinfo.ch.
National Cyber Security Index (NCSI) është një indeks ndërkombëtar që mat nivelin e përgatitjes së shteteve për të parandaluar kërcënimet dhe për të menaxhuar incidentet kibernetike. Ai zhvillohet nga E-Governance Academy (EGA) në Estoni, një organizatë e njohur globalisht për ekspertizën në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.
Indeksi përfshin 112 shtete dhe vlerëson mbi 40 indikatorë që mbulojnë: kuadrin ligjor dhe institucional, mbrojtjen e shërbimeve kritike dhe të dhënave personale, kapacitetet e reagimit dhe menaxhimit të krizave, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës











