Lajme
Patentat në Gjermani kushtojnë deri në 4,500 euro, qeveria premton zbritje
Gjermania planifikon reforma për uljen e kostos së patentave
Çmimet për marrjen e patentës së shoferit në Gjermani po konsiderohen tepër të larta, dhe Ministri Federal i Transportit, Patrick Schnieder, ka paralajmëruar masa për t’i ulur ato, përcjell albinfo.ch.
Schnieder njoftoi se do të organizojë një takim me ministrat e landeve për komunikacion dhe shoqatat profesionale, për të diskutuar mënyrat konkrete të uljes së kostove. Planet e tij pritet të prezantohen zyrtarisht gjatë ditës së sotme.
Ndër masat e mundshme përfshihen ulja e çmimit të karburanteve për autoshkolla, reduktimi i qirave dhe kostove të personelit, si dhe rishikimi i tarifave të provimeve dhe orëve praktike.
Aktualisht, patenta e shoferit në Gjermani kushton mes 2,500 dhe 3,500 euro, ndërsa sipas ADAC, shumë kandidatë paguajnë deri në 4,500 euro, varësisht nga numri i orëve dhe rezultatet në provime.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, çmimet u rritën me 5.8%, ndërsa 45% e kandidatëve dështojnë në provimin teorik dhe 37% në atë praktik.
“4,000 euro për patentë janë shumë para për familjet me fëmijë,” tha Schnieder, duke theksuar nevojën për ta bërë procesin më të përballueshëm financiarisht.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












