Jeta në Zvicër
Euro stabilizohet pas ndërhyrjes së Bankës Nacionale të Zvicrës
Kursi i këmbimit është stabilizuar në tregjet valutore pas ndërhyrjes të Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB), në mënyrë që të dobësohet frangu.
Ndërhyrjen e Bankës Nacionale të Zvicrës e ka konfirmua shefi i saj,Thomas Jordan në «Swiss Financial Forum» në Bernë.
Jordan e ka arsyetuar këtë veprim pas këkesave me forcimin e valutës zvicerane. Në SNB kanë thënë që nga 15 janari se do të ndërhyjnë në tregun e valutave nëse është e nevojshme. Kjo ka ndodhur më shumë nga situata e krijuar këtë fundjavë në Greqi.
Pas ndërhyrjes së SNB euro është rimëkëmbur nga humbjet ndaj valutave të tjera për shkak të frikës së investitorëve për falimentimin e Greqisë.
Frangu zviceran zakonisht forcohet në kohë të paqëndrueshme. Ndërsa në mëngjes të hënën në një moment ra në 1.0315 franga, por pastaj është stabilizuar në 1,0395 franga, që do të thotë se frangu mbetet në plus.
Euro është dobësuar kundrejt valutave të tjera këtë mëngjes duke rënë në vetëm 1,0956 dollarë, dhe më vonë është stabilizuar në 1.1086 dollar.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













