Kosova
Kurti dhe Gërvalla në Cyrih, kërkojnë votën e diasporës
Kurti e Gërvalla me “thirrje” për votë, fushata nis në diasporë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në festivalin “Shqip Up Komedi” që u mbajt në Zvicër, ku me një ton humoristik iu drejtua mërgimtarëve kosovarë.
“Numrat këtu i kam më mirë se në Kosovë”, u shpreh Kurti mes duartrokitjeve të publikut, një deklaratë që u interpretua edhe si sinjal i nisjes së fushatës zgjedhore, në një kohë kur diaspora mbetet pjesë e rëndësishme e elektoratit kosovar, shkruan albinfo.ch.
Tutje ai me shaka u drejtua mërgimtarëve se e di që ata nuk kanë shkuar atje për seriozitete politike por për komedi serioze, teksa duke i falenderuar për vëmendjen ua rikujtoi se të dielën është raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë.
“Të gjithë ju që jeni regjistruar për të votuar me postë, këtë tani mund ta bëni deri më datën 8 nëntor, ditë e shtunë”, tha ai ndër të tjera duke i inkurajuar ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Ndërkohë edhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve jashtë vendit që të marrin pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet komunale, të cilat më 9 nëntor hyjnë në fazën e balotazhit.
“Me 9 nëntor në Mitrovicë, në Prishtinë, në Pejë, në Gjakovë dhe në shumë komuna të tjera do të zgjidhen përfundimisht kryetarët e komunave.
Të gjithë ju që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë me postë, ju lutem dërgoni zarfin tuaj më së voni deri më 8 nëntor”, ka bërë thirrje Gërvalla, duke shtuar se vota e diasporës është thelbësore për zhvillimin e komunave dhe të vendit në tërësi.
Vlen të theksohet se ajo ka pasqyruar të gjitha informatat për mënyrën e votimit përmes faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) – kqz-ks.org – si dhe përmes numrit kontaktues në Viber/WhatsApp: +383 46 610 061.
Mesazhet e Kurtit dhe Gërvallës në Zvicër vijnë në një periudhë kur diaspora kosovare po shihet si faktor i rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme, si në nivel lokal, e veçmas edhe në atë qendror./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













