Integrimi
“Isha i terrorizuar !”
Dëshmim: Një sipërmarrës shqiptar në kantonin Vaud është ndaluar gabimisht nga tri patrulla të policisë kantonale që mendonin se mbanin në duart e tyre një kriminel të rrezikshëm...
Dëshmim: Një sipërmarrës shqiptar në Kantonin Vaud është ndaluar gabimisht nga tri patrulla të policisë kantonale që mendonin se mbanin në duart e tyre një kriminel të rrezikshëm…
“Isha i terrorizuar!”
“Dikush më i brishtë se unë mund të kishte pësuar një krizë kardiake. Ndihem i turpëruar dhe i traumatizuar. Për shkak të kësaj ngjarjeje nuk mund të fle, por as të punoj. Sigurisht që do të ankohemë, shprehet tridhjetëvjeçari Djavit Dajviti, i cili jeton prej disa vitesh në Zvicër.
Shqiptari nga Maqedonia, shef i një kompanie ndërtimi në Oron-La-Ville, nuk është gati t’ia falë arrestimin e tij të gabuar policisë voduaze.
“10 armë zjarri të drejtuara mbi mua”
Të mërkurën, Djavit Djaviti në bord të një BMW-je të bardhë po drejtohej drejt Renens, ku kishte takim për një vend ndërtimi. “Papritmas, tri makina civile u shfaqën para meje. Prej tyre dolën dhjetë veta me pistoletat e drejtuara mbi mua. Më thanë “Policia, mos lëvizni ; duart lart”, dëshmon tridhjetëvjeçari. “U frikësova shumë, nuk e prisja. Ndjenja ishte akoma më e keqe se 11 muajt që i kalova duke luftuar forcat maqedonase, më 2001”.
Shqiptarit i vihen prangat edhe një kapuç para se të transferohet në makinën e policëve. Mbas një udhëtimi që zgjati rreth dhjetë minuta, Djaviti dëgjoi një zë. Ishte njëri prej policëve që i nervozuar tha: “Nuk është njeriu i duhur”.
Pak më vonë, në qeli i heqin kapuçin edhe i kryejnë një kontroll trupor. “Nuk m’u ofrua as një gotë ujë, sado që bënte vapë e madhe; kërkova të shkoj në tualet për të pirë ujë”, tregon sipërmarrësi i zemëruar. “Mirupafshim, dhe na falni”, i thotë një oficer duke qeshur edhe i zgjati çelësat e makinës edhe rrobat.
Djaviti kuptoi që kishte qenë në stacionin e xhandarmërisë së Blécherette vetëm kur u ndodh jashtë.
Një gabim i jashtëzakonshëm
“Makina korrespondonte me një mjet transporti që kërkohej për një çështje gjyqësore të rëndësishme”, shpjegon Jean-Christophe Sauterel, shef i komunikimeve të policisë kantonale. Ai thekson se bëhet fjalë për një gabim “të veçantë”. Arrestimi u krye në mënyrë proporcionale, pa dhunë apo lëndime. Zoti Dajviti është treguar shumë i qetë dhe bashkëpunues. Por mjafton t’i hedhësh një sy të kaluarës së tij prej krimineli, për të kuptuar se s’ka mundësi që të ndihet i traumatizuar. Të citoj këtu vitin ku ai ka luftuar në Maqedoni, “i armatosur me një
Kallashnikov, kundër policisë lokale”, shton zoti Sauterel.
Avokati i Djavitit, zoti Olivier Boschetti, shpreh keqardhje: “Policia voduaze nuk del e nderuar me konsiderata të tilla. Është për të ardhur keq; ajo duhet të mbajë një profil të ulët dhe jo të nxjerrë në pah ngjarje që nuk kanë asnjë lidhje me këtë çështje”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve