Lajme
Alarm për azbest në SBB: Mbi 400 trena duhet të inspektohen
Kompania Federale e Hekurudhave Zvicerane (SBB) duhet të inspektojë qindra trena dhe lokomotiva për shkak të dyshimeve për ndotje me azbest, një substancë kancerogjene që mund të jetë ende e pranishme në mjete që qarkullojnë në rrjetin hekurudhor të Zvicrës. Një kompani e specializuar do të kryejë ekzaminimet.
Sipas zëdhënësit të SBB-së, Moritz Weisskopf, “do të merren disa mijëra mostra” gjatë periudhës 2026–2030 për të përcaktuar praninë e materialeve të ndaluara.
Mbi 400 trena të ndërtuar para vitit 1990
Në mesin e mjeteve që do të kontrollohen janë vagonët e udhëtimeve të gjata EW IV, trenat Eurocity, trenat e linjave urbane DPZ, si dhe lokomotivat klasike Re 420 (dikur të njohura si Re 4/4).
Këto trena, që do të vazhdojnë të jenë në shërbim deri në vitet 2030, mund të përmbajnë jo vetëm azbest, por edhe ndotës të tjerë të rrezikshëm si PCB (bifenile poliklorinuara), PAH (hidrokarbure aromatike policiklike) dhe metale të rënda.
Kontrata për kontrollin u dha në qershor të vitit 2025, dhe kostoja e analizave e dokumentimit arrin në 1.4 milion franga zvicerane.
Azbesti – material i ndaluar që ende shkakton viktima
Azbesti është përdorur gjerësisht në ndërtim dhe industri për shkak të qëndrueshmërisë dhe rezistencës së tij ndaj nxehtësisë. Vetëm në fund të shekullit XX u zbulua se thithja e fibrave të tij mund të shkaktojë forma të rënda kanceri. Përdorimi i tij u ndalua në Zvicër në vitin 1990, por sipas Suva, rreth 150 persona çdo vit ende humbin jetën nga pasojat afatgjata të ekspozimit ndaj tij.
Rezerva shtesë prej 3.5 milion frangash
SBB shpreson që inspektimet të tregojnë se elementet që përmbajnë azbest nuk paraqesin rrezik, pasi materiali është i integruar në mënyrë të tillë që nuk liron fibra, për sa kohë që pjesët mbeten të padëmtuara.
Megjithatë, nëse konstatohet se ndonjë komponent mund të dëmtohet dhe të përbëjë rrezik për stafin ose pasagjerët, do të kërkohen ndërhyrje shtesë. Për këtë arsye, kompania ka planifikuar edhe 3.5 milion franga të tjera deri në vitin 2031.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër











