CH-Ballkani
Kujdes në Maqedoni!
Shumica e bashkëatdhetarëve nuk janë të informuar për gjobat e larta nëse shkelin rregullat në komunikacion në Maqedoni.
Për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar në Maqedoni dënimet shkonjë deri në 500 euro.
Nëse nuk keni rrypin e sigurisë – 100 euro (6.000 den) gjobë;
Nëse nuk keni ndezur dritat – 100 euro (6.000 den) gjobë;
Parkim i gabuar i makinës – 45 euro gjobë;
Në rast të parkimit në vijat e kalimit të këmbësorëve apo udhëkryq – 250 euro gjobë;
Mosdhënia e përparësisë për kalimtarët në kalimet e udhëtarëve – 250 euro gjobë;
Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanime të banuara nëse shkon mbi 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar apo e caktuar në shenjën e komunikacionit– 500 euro gjobë ose 65 pikë negative si dhe aplikimi i masës së ndalesës për drejtimin e makinës prej 6 deri 12 muaj.
Nëse drejtoni makinën mbi 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 20 euro gjobë
Tejkalimi prej 10 deri 30 km/h nga shpejtësia e lejuar – 45 euro
Ndërsa tejkalimi i shpejtësisë prej 30 deri 50 km/h nga shpejtësia e lejuar në vendbanimet e banuara – 300 euro gjobë dhe ndalesë për të drejtuar makinën prej 3 – 12 muaj.
Prania e fëmijëve në karrigen e përparme të makinës në moshën më to vogël se 12 vjet – 45 euro gjobë;
Sic njofoton INA për pagesën e gjobave aplikohet sistemi i precizuar me afate dhe procedura të rregulluara, përmes tërheqjes së parave nga llogaritë bankare të qytetarëve apo edhe forma të tjera.
Por nga ana tjetër mërgimtarët kanë mundësi të marrin edhe informacione online për gjendjen në pikat kufitare dhe pikat e pagesës së rrugëve në autostradat e vendit.
Mjafton të kenë laptop dhe celularë dhe përmes linkut http://www.roads.org.mk/315/video-kameri do të mund të ndjekin gjendjen në vendkalimet kufitare dhe në rrugët e Maqedonisë përmes video-kamerave”.
Sapo të hyni në territorin e vendit në rast se keni pasaportë të huaj duhet të paraqiteni në stacionin më të afert policor për tu pajisur me dokumentin e vendqëndrimit të përkohshëm.
Gjithashtu një mundësi tjetër është informimi për tregjet e ndryshme, dyqanet me oferta të ndryshme, kursin e këmbimit dhe info të tjera që tashmë janë në dispozicion edhe në formën online.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit Në shumicën e rasteve, ish-partneri ose partneri aktual është i dyshuari... -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda -
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë -
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime













