Kosova
Sot nis ekzekutimi i shtesave të rritura për fëmijë: 400 mijë fëmijë përfitojnë rritjen 50%
Nga dita e sotme, të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët do t’i marrin pagesat me rritjen prej 50%, e cila është miratuar nga Qeveria e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili tha se ky është një hap i rëndësishëm në mbështetjen e familjeve dhe mirëqenies së fëmijëve në vend, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se rritja përfshin të gjithë fëmijët përfitues të skemës, duke e çuar numrin total të fëmijëve që përfitojnë në 400 mijë. Kurti theksoi se rritja do të ndihet menjëherë nga familjet, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm financiar, sidomos për familjet me më shumë fëmijë.
Sipas përllogaritjeve të reja:
Familja me 2 fëmijë rritet nga 40 euro në 60 euro
Familja me 3 fëmijë rritet nga 90 euro në 135 euro
Familja me 4 fëmijë rritet nga 120 euro në 180 euro
Ndërsa familjet me më shumë fëmijë përfitojnë proporcionalisht sipas modelit të ri.
Kryeministri u shpreh se kjo është një prej masave më të rëndësishme sociale të këtij viti, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e mijëra familjeve dhe në rritjen e standardit të jetesës për fëmijët në Kosovë.
“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!” – ishte mesazhi përmbyllës i Kurtit, ndërsa pagesat me rritje janë aktive që nga sot.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori Gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé zbuloi për herë të parë toksinën cereulidë në formulën e foshnjave... -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana










