Kosova
Prishtina tashmë paraqitet saktë në platformat ndërkombëtare të udhëtimit
Lajm i mirë pas një angazhimi diplomatik të vazhdueshëm, kryeqyteti Prishtina tashmë shfaqet në mënyrë korrekte si destinacion i Republikës së Kosovës në dy platforma të mëdha ndërkombëtare të udhëtimit.
Sipas njoftimit të përfaqësuesit diplomatik Faruk Ajeti, linja ajrore Star Alliance ka korrigjuar të dhënat e saj, ndërsa platforma online për rezervime Opodo ka ndryshuar destinacionin nga “Pristina (Serbia)” në “Pristina (Kosovo)”, duke reflektuar përkatësinë e saktë shtetërore të kryeqytetit të Republikës së Kosovës.
“Me këtë korrigjim, në këto dy platforma të mëdha ndërkombëtare, kryeqyteti i Republikës së Kosovës tashmë paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte për udhëtarë dhe vizitorë nga mbarë bota,” ka shkruar Ajeti.
Ai ka ftuar gjithashtu qytetarët që, në rast se hasin institucione apo kompani të tjera ku Republika e Kosovës nuk paraqitet saktë, t’i dërgojnë dëshmitë përkatëse në adresën elektronike [email protected], në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen.
Ky hap vlerësohet si një sukses diplomatik dhe institucional, pasi siguron njohjen e saktë të Kosovës në sistemet globale të udhëtimit dhe kontribuon në forcimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













