Shqipëria
Sa kohë kalojnë shqiptarët në internet
Sipas anketës, 27% e qytetarëve shpenzojnë deri në një orë në ditë në internet, duke e përdorur atë kryesisht për komunikim bazë, informim apo shërbime të thjeshta online
Qëndrimi në internet është bërë një nga gjërat më të nevojshme për qytetarët, sidomos për çështje pune apo lehtësirat e përditshme të teknologjisë.
Balkan Barometer ka sjellë disa të dhëna nga anketa që u është bërë qytetarëve në lidhje me kohën e qëndrimit në internet sipas orëve. Këto aktivitete në internet përfshijnë qëndrimin në rrjetet sociale, shfletimin në web apo edhe blerjet online, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Sipas anketës, 27% e qytetarëve shpenzojnë deri në një orë në ditë në internet, duke e përdorur atë kryesisht për komunikim bazë, informim apo shërbime të thjeshta online. Ndërkohë, 37% deklarojnë se e përdorin internetin të paktën 2-3 orë në ditë, përqindja më e lartë mes kategorive, çka tregon se interneti është kthyer në një mjet të domosdoshëm në përditshmëri.
Një tjetër grup i rëndësishëm përfaqësohet nga 16% e të anketuarve që kalojnë 4-5 orë në ditë online, çka lidhet më së shumti me përdorimin e rrjeteve sociale, ndjekjen e mediave online, si edhe blerjet apo shërbimet digjitale. Megjithatë, përdorimi më intensiv i internetit mbetet i kufizuar, vetëm 7%, deklarojnë përdorim prej 6 orësh ose më shumë në ditë.
Në anën tjetër, 12% e qytetarëve në Shqipëri deklarojnë se nuk e përdorin fare internetin, një tregues që nënvizon vazhdimësinë e hendekut digjital në vend. Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria pozicionohet afërsisht pranë mesatares rajonale, por dallon për përqindjen relativisht më të ulët të përdoruesve intensivë të internetit. Kjo sugjeron se, pavarësisht rritjes së aksesit dhe zgjerimit të shërbimeve online, përdorimi i avancuar i teknologjisë digjitale ende nuk është bërë normë për një pjesë të popullsisë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Moda Ademi shkëlqen në skenën e “Jaboro Nights” në Biel Tashmë 11-vjeçare, Moda Ademi performoi me shumë sukses në koncertin “Jazz Pop Rock – Jaboro Nights”,... -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata -
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mobilizon 4,000 ushtarë për sigurinë e Samitit G7 në Evian Forcat e Armatosura të Zvicrës do të angazhojnë rreth 4,000 ushtarë për të mbështetur operacionet e... -
Përdorimi i kokainës vazhdon të rritet në Zvicër -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata -
Çfarë duhet të dini për patentën e re digjitale të shoferit në Zvicër? -
Parlamenti zviceran refuzon kthimin e taksimit të përbashkët të bashkëshortëve















