Shqipëria
Cili qytet në Shqipëri është prekur më shumë nga emigracioni
Emigracioni është shndërruar në një plagë që sa vjen e thellohet në shoqërinë tonë, por të dhënat e fundit nga Anketa e Posaçme për Emigracionin nga INSTAT tregoi se ka diferenca shumë të forta territoriale, që pasqyrojnë historinë e migracionit
Në disa qarqe, migracioni shfaqet si një fenomen pothuajse strukturor i jetës familjare.
Berati është më i prekuri me rreth 70% të familjeve që kanë përjetuar emigracionin në një formë ose tjetër, duke qenë qarku me peshën më të lartë në nivel kombëtar. Në këtë zonë, një pjesë e konsiderueshme e familjeve kanë emigrantë të kthyer, çka sugjeron një cikël të plotë migrimi, ku largimi dhe rikthimi janë bërë pjesë e strategjive familjare për mbijetesë dhe përmirësim ekonomik, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Edhe Lezha dhe Vlora paraqesin nivele shumë të larta, me rreth gjysmën e familjeve të prekura nga migracioni, ku në Lezhë spikat veçanërisht prania e emigrantëve aktualë jashtë vendit.
Në qarqe të tjera si Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Korça, migracioni mbetet gjithashtu i përhapur, me rreth 35–40% të familjeve të përfshira. Në këto zona, raporti mes emigrantëve jashtë dhe atyre të kthyer është më i balancuar, duke reflektuar një kombinim të migrimit të vazhdueshëm dhe rikthimeve graduale, shpesh të lidhura me moshën, investimet në banesa apo hapjen e aktiviteteve të vogla ekonomike.
Në anën tjetër të spektrit qëndrojnë qarqe si Gjirokastra dhe Kukësi, ku përqindja e familjeve me përvojë emigrimi është dukshëm më e ulët krahasuar me zonat e tjera. Në Gjirokastër, migracioni shfaqet në nivele modeste, ndërsa në Kukës vihet re se pesha kryesore mbetet te emigrantët aktualë jashtë vendit, me më pak raste rikthimi, çka sugjeron një migrim më të zgjatur dhe më pak ciklik.
Tirana dhe Shkodra përfaqësojnë një profil disi të ndryshëm. Në Tiranë, megjithëse emigracioni është i pranishëm, përqindja e familjeve të prekura është më e ulët se në shumë qarqe të tjera, gjë që lidhet me rolin e kryeqytetit si qendër ekonomike dhe magnet për migrim të brendshëm. Në Shkodër, ndërkohë, pesha e emigrantëve jashtë vendit mbetet e ndjeshme, duke reflektuar traditën e gjatë të emigrimit ndërkombëtar nga kjo zonë.
Në disa qarqe emigracioni është bërë një komponent i qëndrueshëm i strukturës familjare dhe ekonomike, ndërsa në të tjera mbetet më i kufizuar ose më i orientuar drejt largimit afatgjatë pa rikthim.
Këto dallime territoriale kanë pasoja të drejtpërdrejta për tregun e punës, zhvillimin lokal dhe politikat publike, veçanërisht në lidhje me kthimin e emigrantëve dhe shfrytëzimin e kapitalit njerëzor që ata sjellin me vete.
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij në kantonin Thurgau, një person i dyshuar... -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër -
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit












