Futboll
Fisnik Asllani në vëmendjen e Bayern dhe Barcelonës, Hoffenheim vendos çmimin 50 milionë euro
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Fisnik Asllani për një shumë më të ulët se 50 milionë euro. Klubi gjerman ka marrë një vendim të qartë për të ardhmen e sulmuesit 23-vjeçar, i cili po kalon një formë shumë të mirë në Bundesligë.
Asllani është kthyer në një nga futbollistët shqiptarë më të spikatur të momentit, duke u shndërruar në një pikë kyçe për skuadrën e tij. Paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe niveli i lartë i lojës kanë tërhequr interesin e disa prej klubeve më të mëdha të Europës.
Sulmuesi aktivizohet rregullisht me Hoffenheim dhe ka fituar rolin e liderit në ekip, duke u vlerësuar maksimalisht nga drejtuesit e klubit. Mediat gjermane raportojnë se Hoffenheim ka vendosur një çmim të konsiderueshëm për kartonin e tij, duke theksuar se çdo klub i interesuar duhet të paguajë minimalisht 50 milionë euro.
Pavarësisht shumës së lartë, potenciali i Asllanit konsiderohet shumë i madh, aq sa ka hyrë në radarët e Bayern Munich dhe Barcelonës. Nëse këto skuadra synojnë ta transferojnë, do të duhet të plotësojnë kërkesat financiare të klubit gjerman.
Që nga fillimi i këtij sezoni, Asllani ka munguar vetëm në pesë ndeshje, ndërsa në pjesën tjetër ka qenë aktiv, kryesisht si titullar, duke dëshmuar rëndësinë e tij në formacion.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












