Shqipëria
Çmimet e larta për festat e fundvitit në Shqipëri
Çmimet varijojnë nga njëra zonë në tjetrën. Nga qytetet e mëdha te zonat turistike, çmimi zakonisht lidhet me atë që përfshihet në paketë, menu fiksë, muzikë live, pije pa limit dhe në shumë raste, edhe akomodim e SPA
Teksa viti i ri po troket, e gjithë vëmendja shkon tek mbrëmja festive. Teksa disa vite më parë për shqiptarët shihej si një darkë ku familja mblidhej në shtëpi dhe festonte ndërrimin e viteve, tashmë gjithmonë e më shumë për të festuar po preferohen restorantet, të cilët ofrojnë paketa të ndryshme festive, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Çmimet varijojnë nga njëra zonë në tjetrën. Nga qytetet e mëdha te zonat turistike, çmimi zakonisht lidhet me atë që përfshihet në paketë, menu fiksë, muzikë live, pije pa limit dhe në shumë raste, edhe akomodim e SPA.
Në Tiranë, ofertat shfaqen kryesisht si menu festive me disa pjata dhe ëmbëlsirë, ku çmimet lëvizin zakonisht nga rreth 8,000- 13.000 lekë për person në lokalet e mesme, ndërsa në vendet më të sofistikuara apo me program të plotë, çmimet rriten ndjeshëm. Në disa raste çmimi ndahet qartë mes vetëm darkë dhe darkë plus paketë festive.
Në juglindje, mbrëmjet gala shfaqen shpesh si menu tradicionale e bollshme, e kombinuar me atmosferë festive.
Për Korçën e zonat përreth, çmimet e afishuara shfaqen kryesisht në intervalin 8,500–10,000 lekë për person, shpesh me formulën pije pa limit dhe me tarifa të veçanta për fëmijët. Në Voskopojë, shumë oferta jepen me rezervim dhe çmimi shpesh komunikohet drejtpërdrejt, sidomos kur paketa lidhet me akomodimin.
Në Durrës, tregu dominohet nga paketat e hoteleve dhe resorteve. Këtu dallimi kryesor është nëse merr vetëm darkën gala apo edhe akomodim. Çmimet e afishuara nisin nga rreth 80–100 euro për person për darkën, ndërsa paketat me akomodim shkojnë zakonisht në 125–170 euro për person, transmeton albinfo.ch.
Në Vlorë çmimet e publikuara varijojnë nga rreth 80-100 euro në opsionet standard, ndërsa resortet që shesin paketa me më shumë shërbime, ofrojnë çmime në nivele më të larta, rreth 159–299 euro, sipas gjatësisë së qëndrimit.
Në veri, qasja duket më e balancuar. Në Shkodër mund të gjenden paketa nga 80 euro, rreth 80–95 euro, sidomos kur lidhen me akomodim.
Në thelb, çmimi i Vitit të Ri në restorante nuk lidhet vetëm me menunë, por me paketën e plotë, duke nisur nga ushqimi, pijet e deri tek show, apo akomodimi.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Moda Ademi shkëlqen në skenën e “Jaboro Nights” në Biel Tashmë 11-vjeçare, Moda Ademi performoi me shumë sukses në koncertin “Jazz Pop Rock – Jaboro Nights”,... -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata -
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mobilizon 4,000 ushtarë për sigurinë e Samitit G7 në Evian Forcat e Armatosura të Zvicrës do të angazhojnë rreth 4,000 ushtarë për të mbështetur operacionet e... -
Përdorimi i kokainës vazhdon të rritet në Zvicër -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata -
Çfarë duhet të dini për patentën e re digjitale të shoferit në Zvicër? -
Parlamenti zviceran refuzon kthimin e taksimit të përbashkët të bashkëshortëve












