Kosova
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku pranon përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve, uron fituesin
Pas publikimit të rezultateve preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, ku LDK renditet me 13,7% të votave, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka bërë një deklaratë të hapur ndaj anëtarëve dhe qytetarëve.
Në adresimin e tij, Abdixhiku falënderoi secilin qytetar që besoi në programin e LDK-së, por pranoi se rezultati nuk ishte ai që kishte shpresuar dhe synuar për partinë. Ai e cilësoi këtë një moment reflektimi, duke theksuar se demokracia funksionon kur udhëheqësit janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësi edhe në rast humbjeje.
“Ky është verdikti qytetar dhe para këtij verdikti përkulemi të gjithë. Dua të shpresoj se mbështetësit e LDK-së i kam përfaqësuar me dinjitet e përgjegjësi,” tha Abdixhiku, transmeton albinfo.ch.
Ai gjithashtu njoftoi se do të thërrasë Kuvendin e LDK-së për të diskutuar të gjitha çështjet, përfshirë edhe përgjegjësinë personale si kryetar, duke falënderuar edhe kundërshtarët politikë dhe duke uruar fituesit.
“Shpresojmë që qytetarët kanë zgjedhur drejt këtë herë. Kosova megjithatë do të ecë përpara dhe shpresa nuk humbet asnjëherë,” shtoi ai.
Deklarata e Abdixhikut vjen në një moment kur numërimi i votave po shkon drejt përfundimit, dhe LDK mbetet në vendin e tretë pas VV-së dhe PDK-së sipas rezultateve preliminare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Leonit Jashari nënshkruan me VfL Wolfsburg, talenti shqiptar vazhdon ngjitjen drejt futbollit elitar Vetëm 12 vjeç, sulmuesi i krahut ka firmosur kontratë me akademinë e VfL Wolfsburg për grupmoshat... -
Finlandë
Rina Januzi triumfon në Finlandë, fiton trofeun e festivalit prestigjioz “Can U Louhela Jam 2026” -
Suedi
Histori frymëzuese nga Suedia: Mihrije Fejza specializon me sukses në stomatologji -
Austri
Mes dy kulturave, një sukses, historia e Algjerina Ruhanit -
Moda Ademi shkëlqen në skenën e “Jaboro Nights” në Biel
Jeta në Zvicër
-
Raporti Botëror i Pasurisë: Shtohen dy milionë milionerë të rinj brenda një viti Tregjet e aksioneve në rritje të hovshme kanë zgjeruar ndjeshëm “klubin” e milionerëve të dollarit në... -
Zvicër: Parlamenti kërkon kontroll të rreptë të kufijve, por nuk ka para për ta realizuar -
Zvicra mobilizon 4,000 ushtarë për sigurinë e Samitit G7 në Evian -
Përdorimi i kokainës vazhdon të rritet në Zvicër -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata













