Lajme
Shkolla Shqipe në Bavari përfaqëson shqipen mes shumë shkollave në Mynih
Shqipja e përfaqësuar denjësisht mes shumë shkollave në Festivalin e Përrallave në Mynih
Shkolla Shqipe në Bavari ka marrë pjesë në Festivalin e Përrallave, të mbajtur në Qendrën Kulturore GOROD / MORGEN e. V. në Mynih, duke prezantuar me sukses gjuhën dhe kulturën shqiptare në një ngjarje multikulturore me pjesëmarrje të gjerë, shkruan albinfo.ch.
Në këtë festival, nxënësit e klasave të gjuhës shqipe nga Rosenheim, Kolbermoor dhe Aschaffenburg prezantuan përrallën e njohur “Kësulëkuqja” në gjuhën shqipe, përkrah shumë gjuhëve të tjera të botës. Performanca e tyre u prit me interes dhe vlerësim nga të pranishmit, duke dëshmuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës amtare në diasporë.
Organizatorët falënderuan mësueset Valbona Roqi dhe Irma Koka për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në përgatitjen e nxënësve, si dhe nxënësit dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij aktiviteti kulturor.
Ngjarja u nderua edhe me pjesëmarrjen e Konsulles së Përgjithshme të Shqipërisë në Bavari, znj. Gentiana Mburimi, e cila shprehu mbështetjen e saj për iniciativa të tilla që kontribuojnë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjeve kulturore në diasporë.
Nga Shkolla Shqipe në Bavari u shpreh shpresa që aktivitete të tilla kulturore dhe edukative të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke krijuar hapësira të reja për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
Partitë zvicerane skeptike ndaj rritjes së TVSH-së për shpenzimet e ushtrisë Rritja e TVSH-së e propozuar nga qeveria për të financuar shpenzimet e mbrojtjes është pritur dobët... -
Më pak mbytje në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Pse skandalet e mëdha financiare shpesh mbeten pa u ndëshkuar në Zvicër? -
Lumi Aare arrin 20 gradë Celsius, rekord që nuk ishte parë që nga viti 1975 -
Zvicra përvëlohet nga i nxehti, temperaturat e liqeneve arrijnë nivele rekord













