Të tjera
Lara Colturi: Është rezultati më i mirë sezonal në sllallomin e madh
Lara Colturi e 6-ta në sllallomin e madh në Kupën e Botës në Kranjska Gora
Skiatorja Lara Colturi ka zënë vendin e gjashtë në garën e sllallomit të madh në kuadër të Kupës së Botës, e zhvilluar në Kranjska Gora të Sllovenisë, përcjell albinfo.ch.
Ky rezultat përfaqëson paraqitjen më të mirë sezonale të Colturit në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, duke konfirmuar formën e saj të mirë dhe progresin e vazhdueshëm.
“Kam qenë shumë pranë podiumit në garat e fundit të sllallomit gjigant. Ndihem mirë dhe jam në formë. Ndoshta mund të kisha bërë më mirë në zbritjen e dytë, por megjithatë jam e kënaqur, pasi ky është rezultati im më i mirë sezonal në këtë disiplinë”, ka deklaruar Colturi.
Ajo ka theksuar se menaxhimi i dy disiplinave nuk është i lehtë, por puna po jep rezultate. “Nuk është e thjeshtë të garosh njëkohësisht në të dyja disiplinat, por ne po punojmë fort për këtë. Camille Rast po performon shumë mirë në të dyja. Unë jam e fokusuar në punën time, po rritem vazhdimisht dhe po përmirësohem”, shtoi ajo.
Në fund, Colturi u shpreh optimiste edhe për garën e radhës. “Nesër do të përpiqem të jap maksimumin në garën e sllallomit”, përfundoi skiatorja.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation












