Kosova
Kurti thyen rekordin
Albin Kurti, kandidat i VV-së për kryeministër, me më shumë se 372 mijë vota është bërë personi më i votuar në histori të Kosovës. Në zgjedhjet e kaluara kishte rreth 30 mijë vota më pak
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit ka thyer rekordin e votave të marra në vitin 2021.
Nga rezultatet e deritashme, të procesuara prej vendvotimeve brenda Kosovës dhe jo plotësisht ato nga diaspora dhe me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 453 mijë vota, duke u bërë subjekti i parë në histori të Kosovës që arrin këtë shifër.
Aktualisht në përqindje kjo parti ka marrë fiks 50 për qind të votave.
Rekordi paraprak mbahej pikërisht nga kjo parti. Në vitin 2021, partia e Albin Kurtit kishte marrë 438 mijë e 335 vota apo 50.28 për qind të votave, transmeton albinfo.ch.
Në shkurt të 2025-s ajo mbeti parti e parë, por mori 396 mijë e 787 vota apo 42.3 për qind.
Edhe Albin Kurti, kandidat i VV-së për kryeministër, me më shumë se 372 mijë vota është bërë personi më i votuar në histori të Kosovës. Në zgjedhjet e kaluara kishte rreth 30 mijë vota më pak.
Partia e dytë në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka dalë Partia Demokratike me më shumë se 185 mijë vota, ndërsa Lidhja Demokratike e treta me më shumë se 120 mijë vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë rreth 50 mijë vota.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Reforma evropiane për punëtorët ndërkufitarë të papunë mund t’i kushtojë miliona Zvicrës Reforma e re evropiane për sigurimin e papunësisë së punëtorëve ndërkufitarë mund të ketë kosto të... -
Lufta në Iran rrezikon furnizimin me energji elektrike në Zvicër dimrin e ardhshëm -
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash -
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse












