Lajme
Shitja e barnave online, një biznes i rrezikshëm
Çdo vit, doganat zvicerane konfiskojnë rreth 7–8 mijë pako me barna të porositura online, përfshirë Viagra, injeksione për humbje peshe dhe insulinë të etiketuar rrejshëm si Ozempic. Barnat e falsifikuara janë sot më fitimprurëse se droga dhe mund të jenë vdekjeprurëse për përdoruesit.
Sipas zyrtarëve, shumica e pakove vijnë nga India dhe Evropa Lindore, ndërsa falsifikatorët përdorin faqet online që duket se janë zvicerane, por në fakt janë të huaja. Pakot e dyshimta dërgohen për analizë në Swissmedic, dhe rishitja e barnave mund të sjellë gjoba ose burg.
Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i barnave të falsifikuara mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë tension të lartë, probleme të ritmit të zemrës, madje edhe sulme në zemër ose tru. Për atletët, importi i produkteve dopingu mund të sjellë deri në 4 vjet pezullim nga gara.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vendet në zhvillim, 1 në 10 barna është e falsifikuar, ndërsa humbja globale e shkaktuar nga këto produkte arrin 25 miliardë franga në vit.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













