Kosova
LDK-ja mblidhet për të analizuar dështimin në zgjedhje
Mblidhet kryesia e LDK-së
Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë mbledhur të martën në një takim konsultativ, me fokus analizimin e rezultateve të zgjedhjeve të fundit, përcjell albinfo.ch.
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se takimi ka karakter të brendshëm dhe se pas përfundimit do të ketë një deklarim për media.
“Është takim konsultativ. Po diskutojmë çështjet tona të brendshme dhe pas takimit do të ketë një deklaratë publike”, ka thënë Ahmeti.
Deputetja më e votuar e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se gjatë mbledhjes do t’i paraqesë qëndrimet e saj lidhur me rezultatin zgjedhor. Ndërkohë, anëtarja e Kryesisë, Jehona Lushaku, ka theksuar se bëhet fjalë për një analizë të përgjithshme të procesit zgjedhor.
“Është një takim i rregullt për të bërë bilanc se si kanë shkuar zgjedhjet”, ka deklaruar Lushaku.
E pyetur për mundësinë e dorëheqjes së kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, ajo ka thënë se kjo mbetet në kompetencë të Kryesisë, duke shtuar se LDK-ja njihet për debat dhe demokraci të brendshme.
Takimi vjen pas paralajmërimit të Abdixhikut për thirrjen e Kuvendit të partisë, pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku LDK-ja ka siguruar mbi 13 për qind të votave.
E-Diaspora
-
Kanadë
Shqiptari nga diaspora që po ndërthur teknologjinë me drejtësinë përmes inteligjencës artificiale Halil Aliu, shqiptari në Kanada, themeluesi i “Nobel AI Legal” po zhvillon zgjidhje inovative që synojnë... -
Nju-Jork
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Friedberg, pranë Frankfurtit -
Sot u hap në Shkodër ekspozita me fotografitë e rralla të Eugène Pittard -
Vjenë
Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar
Jeta në Zvicër
-
Të ardhurat nga taksat zvicerane rriten nga norma minimale e taksave e OECD-së Të ardhurat tatimore të gjeneruara nga norma minimale e taksës së OECD-së për korporatat e mëdha,... -
Metroja e Lozanës drejt modernizimit të madh -
Cyrihu: 19-vjeçari vdes pasi goditet nga një pllakë betoni gjatë punimeve -
Zvicër: Kamera e shpejtësisë “ndezet për të gjithë” – alarm për drejtuesit e automjeteve -
Fundjava në Zvicër sjell diell dhe temperatura të ngrohta











