Kosova
27 kompani kosovare, në Panairin Ndërkombëtar të Ndërtimit SWISSBAU, në Basel
21 prej të cilave janë nga industria e përpunimit të drurit ndërsa kompanitë e tjera përfaqësojnë sektorë të materialeve ndërtimore
Kompanitë anëtare të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) do të përfaqësojnë industrinë kosovare të drurit në Panairin Ndërkombëtar të Ndërtimit SWISSBAU 2026 në Basel.
Në këtë edicion të panairit marrin pjesë gjithsej 27 kompani nga Kosova, prej të cilave 21 kompani janë nga industria e përpunimit të drurit dhe anëtare të SHPDK-së, ndërsa kompanitë e tjera përfaqësojnë sektorë të materialeve ndërtimore nga metali, plastika dhe alumini, bën të ditur një komuniktë për media e SHPD-së, shkruan lbinfo.ch.
Kompanitë kosovare do të prezantojnë një gamë të gjerë produktesh dhe dizajnesh, duke përfshirë: dyer dhe dritare, kuzhina, mobilje për dhoma gjumi, tavolina dhe karrige, mobilje për banjo, dyer ndarëse, rafte, shtëpi dhe ndërtesa të parafabrikuara, si dhe produkte të tjera për ambiente të jashtme.
Kompanitë kosovare që marrin pjesë në këtë panair janë: ALBED, ARDI, BEHARI DOORS, CIABERTO, DARDANIA MODEL, DELFINA , DOÇI, ELNOR, FENETRES, MAXX QERAMIKA, DARDANIA HOME, UKAJ COMPANY, HOTI EXCLUSIVE WOODWORK, PROMOBI, TREVENTI,MOBILE DEKOR, SHEHU, ORENDI, GREENHOUSE dhe VATËR 1954.
“Pjesëmarrja jonë në SWISSBAU 2026 është një mundësi strategjike për kompanitë kosovare të zgjerojnë tregun e tyre në Zvicër dhe rajon,” thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e SHPDK-së. “Ky përfaqësim tregon fuqinë konkurruese, cilësinë dhe inovacionin e industrisë së drurit në Kosovë dhe krijon hapësirë për bashkëpunime të reja dhe kontrata ndërkombëtare.”
Pjesëmarrja e SHPDK në panair ka qenë e vazhdueshme që nga viti 2010, duke vendosur Kosovën si një partner serioz dhe i besueshëm në tregjet ndërkombëtare të drurit. Aktiviteti kete radhe eshte mbeshtetur nga Agjensioni KIESA.
Detaje për vizitorët:
- Messe Basel, Hall 1.1, Stand A90, A93, A95, A98
- Data: 20-23 Janar 2026
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Takim në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB për çështjen çame -
Nga Tirana në Vjenë e Londër, diaspora mobilizohet kundër ndërtimeve në Zvërnec -
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













