Kosova
Kurti në Davos promovon Kosovën si partner të besueshëm për investime
Nga Davosi, Kurti fton investitorët: Kosova në rritje të qëndrueshme ekonomike
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka prezantuar Kosovën si një destinacion tërheqës për investime, duke theksuar stabilitetin institucional, politikat fiskale të favorshme dhe potencialin e të rinjve të vendit, transmeton albinfo.ch.
Kurti bëri të ditur se gjatë takimeve me partnerë ndërkombëtarë dhe investitorë potencialë, Kosova është prezantuar si një shtet partner i besueshëm, e jo vetëm si treg apo platformë për prodhim me kosto të ulët.
“Ne u tregojmë partnerëve tanë se Kosova ka një qeveri partnere, politika fiskale të favorshme dhe një forcë punëtore të re, energjike, të talentuar dhe shumëgjuhëshe,” tha Kurti.
Ai theksoi se pozita gjeografike e Kosovës ofron mundësi unike për bizneset ndërkombëtare, duke qenë në zemër të rajonit EMEA, Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë Veriore, transmeton tutje albinfo.ch.
“Shteti ynë ofron mundësi reale për krijimin e degëve apo bizneseve të reja në një rajon strategjik me qasje të gjerë tregtare,” u shpreh Kurti.
Kryeministri në detyrë vuri theksin edhe në rëndësinë e besimit dhe parashikueshmërisë institucionale, veçanërisht në një kohë sfidash gjeopolitike dhe çrregullimesh në zinxhirët globalë të furnizimit.
“Kosova ofron një shtet demokratik me sundim të ligjit dhe stabilitet institucional, elemente kyçe për investitorët në një mjedis global të pasigurt,” tha ai.
Sipas Kurtit, ekonomia e Kosovës po shënon rritje të vazhdueshme, ndërsa ndërmarrjet me pronësi të huaj janë rritur me 55 për qind krahasuar me katër vite më parë.
Duke folur për pjesëmarrjen në Davos, Kurti theksoi se angazhimi i këtij viti ka qenë më intensiv se në edicionet e kaluara, me më shumë panele diskutimi dhe takime bilaterale, të zhvilluara në kuadër të “Shtëpisë së Kosovës”.
Ai falënderoi gjithashtu ndërmarrësit nga diaspora për kontributin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e Kosovës dhe në forcimin e lidhjeve ekonomike me partnerë ndërkombëtarë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” "Para OKB-së nga Sheshi i kombeve, (të enjten, më 11 qershor, me fillim në orën 18.00)... -
Diaspora
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë -
Amerikë
Shkencëtarja shqiptare Eranda Berisha me zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi i 14 qershorit: Çfarë parasheh iniciativa për kufizimin e popullsisë së Zvicrës në 10 milionë banorë? Një nga votimet më të rëndësishme të viteve të fundit... -
Sistemi shëndetësor zviceran kundër kufizimit të imigracionit -
Për 5 cent më pak taksa, dënohet qytetari i Cyrihut -
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” -
Rriten krimet e dhunshme në Zvicër, ekspertët flasin për shkaqet














