Kosova
Osmani për BBC: Kosova ka përvojën se si ndërtohet paqja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në një intervistë për BBC se Kosova e di se si arrihet paqja, falë përvojës së saj të dhimbshme historike dhe mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare.
Ajo tha se ka arsye të shumta pse Kosova është bërë pjesë e Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump, ku Osmani është një nga lideret botërore të përfshira në këtë mekanizëm.
Duke u kthyer pas në kohë, Osmani kujtoi se 26 vjet më parë Kosova ishte e shkatërruar nga lufta dhe se populli i saj ishte përballur me gjenocid. Sipas saj, ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara, me përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera demokratike, ishte vendimtare për shpëtimin e jetëve dhe hapjen e rrugës drejt paqes, lirisë dhe pavarësisë.
Në intervistë, Osmani theksoi se sot Kosova është shtet sovran, demokratik dhe i pavarur, ndërsa fëmijët e saj janë brezi i parë që po rritet pa e përjetuar luftën dhe po shijon paqen.
Ajo nënvizoi se paqja nuk arrihet vetëm me fjalë apo rezoluta, por me veprim konkret. Duke folur për përvojën e saj personale si fëmijë lufte, Osmani tha se atëherë kishte shumë deklarata ndërkombëtare, por mungonte veprimi deri në momentin kur SHBA-ja ndërhyri dhe mobilizoi botën për Kosovën.
Presidentja shtoi se ekziston dallim mes krijimit të paqes dhe ruajtjes së saj, duke theksuar nevojën për organizata të fuqishme që merren me ndërtimin e paqes, ndërsa OKB-ja, sipas saj, ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes, rol që e ka luajtur edhe në Kosovë për më shumë se një dekadë.
E pyetur nëse këto iniciativa synojnë ta zëvendësojnë OKB-në, Osmani e mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se organizatat ndërkombëtare mund dhe duhet të bashkëpunojnë, secila në rolin e vet, për arritjen dhe mbajtjen e paqes.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Numër rekord vendesh pune në inteligjencën artificiale në Zvicër Kërkesa për aftësi të inteligjencës artificiale (IA) është rritur ndjeshëm në Zvicër. Ekziston një kërkesë e... -
Marrja në pyetje e çiftit Moretti del jashtë kontrollit -
Projekti “AHV 2030” i Këshillit Federal mund të dyfishojë pensionet -
Korrupcion në rastin e shantazhit në Ruag: A luajti SHBA ndonjë rol? -
Viktimat e zjarrit në Crans-Montana ende presin ndihmë














