Lajme
Aplikacionet daneze ndihmojnë bojkotimin e produkteve amerikane në supermarkete
Aplikacionet për telefona inteligjentë që tregojnë origjinën e produkteve janë shndërruar në ndër më të shkarkuarat në Danimarkë. Ato identifikojnë në mënyrë specifike mallrat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, duke ua lehtësuar konsumatorëve bojkotimin e tyre. Aplikacione të ngjashme janë shfaqur edhe në Kanada.
Politika aktuale e SHBA-së ndaj Groenlandës ka sjellë pasoja konkrete. Një pjesë e qytetarëve danezë nuk dëshirojnë më të blejnë produkte amerikane.
Në supermarket, mjafton një telefon inteligjent për të zbuluar origjinën e mallrave. “Jo, këto kikirikë nuk janë amerikanë”, tregon aplikacioni “UdenUSA”, që në shqip do të thotë “Pa SHBA”. Aplikacioni u zhvillua disa muaj më parë nga Jonas Piper dhe një mik i tij dhe, brenda pak ditësh, u rendit ndër shkarkimet më të larta në Danimarkë.
Ideja lindi nga një lëvizje online. Jonas Piper tregon se fillimisht hasi në grupin “Boycott USA” në Facebook, i cili u rrit me shpejtësi të jashtëzakonshme. “Grupi shpërtheu fjalë për fjalë, duke arritur pothuajse 100 mijë anëtarë. Atëherë i thamë vetes: pse nuk ekziston një aplikacion që të lejojë skanimin e një produkti dhe të tregojë se nga vjen?”, shpjegon ai.
Megjithatë, Piper thekson se nuk dëshiron ta shndërrojë aplikacionin në një thirrje të drejtpërdrejtë për bojkot. Edhe po të ishte e tillë, ndikimi do të ishte i kufizuar, pasi Danimarka është tradicionalisht pro-amerikane dhe më pak se 1 për qind e produkteve ushqimore importohen drejtpërdrejt nga SHBA-ja.
Bojkoti në Kanada shkon edhe më larg
Në Kanada, e njëjta lëvizje ka pasur ndikim shumë më të madh. Atje janë krijuar mbi 20 aplikacione bojkoti që prej momentit kur Donald Trump foli publikisht për mundësinë e aneksimit të Kanadasë dhe vendosi tarifa të larta tregtare.
Një nga këto aplikacione u krijua nga William Boytinck, i cili pranon se suksesi e befasoi. “Është fantastike. Prisnim të mblidhnim maksimumi disa qindra dollarë për Kanadanë”, tha ai, “por realiteti ishte shumë më i madh”.
Aplikacione si “Shop Canadian” apo “Made in Canada” u japin përdoruesve një ndjenjë fuqizimi kundrejt produkteve “Made in USA”, në kuadër të luftës tregtare – në një mënyrë shumë personale, përmes blerjeve të përditshme.
Ironia qëndron në faktin se, si në Kanada ashtu edhe në Danimarkë, shumica e përdoruesve i shkarkojnë këto aplikacione përmes telefonave inteligjentë amerikanë dhe platformave amerikane, për t’i përdorur më pas për bojkotimin e produkteve amerikane.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët Besimi i konsumatorëve zviceranë u rrit ndjeshëm në prill, por pritjet ekonomike mbeten të kujdesshme dhe... -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen -
Rritja e presionit financiar godet klasën e mesme zvicerane












