Lajme
Plakja e fuqisë punëtore, Gjermania në krye të vendeve të BE-së
Statistikat: Një në katër punonjës në Gjermani është mbi 55 vjeç
Gjermania po përballet me një plakje të theksuar të fuqisë punëtore, duke mbajtur rekordin në Bashkimin Evropian për përqindjen më të lartë të punonjësve në moshë të avancuar. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, në vitin 2024 rreth 9.8 milionë nga 40.9 milionë të punësuar në vend ishin në grupmoshën 55–64 vjeç, transmeton albinfo.ch.
Kjo përfaqëson rreth 24 për qind të fuqisë punëtore, përqindja më e lartë ndër vendet e BE-së. Për krahasim, mesatarja evropiane për këtë kategori moshe është 20.1 për qind.
Pas Gjermanisë renditet Italia, ku punonjësit e moshës 55–64 vjeç përbëjnë 23 për qind të të punësuarve, ndërsa në Bullgari kjo përqindje arrin në 22.3 për qind. Në anën tjetër, Malta regjistron nivelin më të ulët, me vetëm 10.8 për qind të punonjësve në këtë grupmoshë. Përqindje relativisht të ulëta shënohen edhe në Luksemburg me 12.8 për qind dhe në Poloni me 15.2 për qind.
Sipas ekspertëve, plakja e popullsisë është arsyeja kryesore që Gjermania ka një përqindje kaq të lartë të punëtorëve të moshuar. Një faktor tjetër është rritja graduale e moshës së daljes në pension, si dhe tendenca e qytetarëve për të qëndruar më gjatë në tregun e punës.
Të dhënat tregojnë se mosha mesatare e daljes në pension në vitin 2024 arriti në 64.7 vjeç për burrat dhe gratë, krahasuar me rreth 63 vjeç në vitin 2004. Rritja lidhet me planin për ta çuar moshën ligjore të pensionit në 67 vjeç deri në vitin 2029, si dhe me kufizimin e skemave të pensioneve të parakohshme.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) paralajmëron se sistemi gjerman i pensioneve do të përballet me presion të madh në dekadat e ardhshme. Sipas parashikimeve, popullsia në moshë pune pritet të tkurret ndjeshëm gjatë 40 viteve të ardhshme, duke e bërë zgjatjen e jetës aktive në punë një element kyç për qëndrueshmërinë financiare të pensioneve.
Në këtë kuadër, autoritetet gjermane po shqyrtojnë reforma të reja, përfshirë lidhjen e moshës së pensionit me jetëgjatësinë dhe rritjen e rolit të skemave private të sigurimeve, të bazuara në investime kapitale. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












