Kosova
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e domosdoshme, duke e cilësuar si një përgjigje ndaj represionit sistematik dhe mohimit të të drejtave themelore të popullit shqiptar deri në gjenocid.
Gjatw fjalës të mbajtur sot në hapjen e Konferencës së Dytë Shkencore Ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, me temën “Nga lufta në rimëkëmbje”.
Kurti theksoi se proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë nuk mund të vënë në dyshim karakterin çlirimtar dhe antikolonialist të luftës së UÇK-së, as aspiratën legjitime të Kosovës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.
“Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri dhe mbijetesë, jo nga dëshira për dhunë apo pushtet. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës, ndaj represionit sistematik deri në aparteid dhe mohimit të të drejtave themelore të popullit tonë deri në gjenocid”, tha ai.
Kryeministri hodhi poshtë pretendimet për ekzistencën e të ashtuquajturës “Shtëpi e Verdhë” në Shqipëri, duke e cilësuar si pjesë të një narrative hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë, e iniciuar nga deputeti rus Konstantin Kosachev në vitin 2008.
Ai shtoi se, përkundrazi, ka gjithnjë e më shumë dëshmi për krimet e njohura si “Sarajevo Safari”, ku thuhet se civilë boshnjakë u shënjestruan nga kodrat përreth Sarajevës gjatë viteve ’90.
Kurti e lidhi konferencën me Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke e parë si një simbolikë të fuqishme për reflektimin shkencor dhe institucional mbi plagët e luftës dhe rrugën e rimëkëmbjes.
Ai nënvizoi se dokumentimi i krimeve është një akt respekti ndaj viktimave dhe një garanci për mospërsëritje.
“Një shtet që përballet me të kaluarën, ecën më i fortë drejt së ardhmes”, tha ai, duke shtuar se Kosova po ndërton një republikë të dijes, drejtësisë dhe bashkëpunimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka lidhur diskutimin akademik me proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë.
Ai theksoi se këto seanca nuk mund të ndryshojnë një të vërtetë historike themelore: karakterin çlirimtar dhe antikolonialist të luftës së UÇK-së.
“Ky proces nuk mund të vërë në dyshim karakterin çlirimtar e antikolonialist të luftës sonë, as aspiratën legjitime të Kosovës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe e domosdoshme, për liri dhe për mbijetesë, jo nga dëshira për dhunë apo pushtet. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës, ndaj represionit sistematik deri në aparteid dhe mohimit të të drejtave themelore të popullit tonë deri në gjenocid,” u shpreh Kurti.
Kurti riafirmoi zotimin e institucioneve për drejtësi dhe dokumentim të plotë të krimeve të luftës, duke e cilësuar këtë si një obligim moral ndaj viktimave dhe një përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë.
Ai e mbylli fjalën me thirrjen: “Lavdi martirëve e dëshmorëve të lirisë! Rroftë Republika e Kosovës!”.
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit Zvicra do t’i japë përparësi imigracionit dhe marrëdhënieve me BE-në në vitin 2026, si dhe plani... -
Për shkak të mashtrimeve me sigurime, bëhet e vështirë të lidhësh një kontratë të re -
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri -
Në temperaturën e ujit prej 5 gradësh, ujku noton nëpër liqenin e Lucernës -
Polarizimi politik në rritje në Zvicër që nga viti 1990














