Integrimi
“Amnesty International”: kushte jonjerëzore për refugjatët kosovarë në Austri
Kushtet e jetesës në kampin e refugjatëve në Traiskirshen, në afërsi të Vjenës janë çnjerëzore thotë Organizata botërore për të drejtat e njeriut “Amnesty International”. Sipas organizatës, rreth 1 500 persona flenë në qiell të hapur, ndërsa refugjatët rrezikojnë të sëmuren për shkak të kushteve të rënda higjienike, transmeton Tch. Sipas AI-s, në mesin e refugjatëve ka kosovarë, sirianë dhe afganë.
Ministria e Brendshme austriake ka reaguar, duke thënë se qeveria është duke punuar që të përmirësojë kushtet. Sipas tyre, vendi është duke u ballafaquar me një situatë aspak normale, pasi numri i personave që po kërkojnë azil është gjithnjë në rritje.
Kreu i degës austriake të “Amnesty International”, Heinz Pazelt, deklaroi për BBC-në se kushtet në qendrën e Traiskirshenit ishin të turpshme, sidomos për një vend të pasur sikurse Austria.
Pazelt tha se ka shumë fëmijë për të cilët nuk kujdeset askush. “Ata janë atje të vetëm dhe u duhet të mbijetojnë. Ata janë të fundit që marrin ushqimin, dhe kjo është një shkelje e konventës së të drejtave të fëmijëve”, u shpreh ai.
Në raportin e AI-së, thuhet se shumë probleme do të zgjidheshin në rast se do të kishte bashkëpunim më të mirë mes qeverisë dhe autoriteteve lokale
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje Krishtlindjet janë gjithmonë një kohë e ngarkuar për udhëtime për në dhe nga Zvicra, por këtë... -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse? -
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone?











