Lajme
Zvicra diskuton heqjen e parashkrimit për vrasjet
Sesioni pranveror i Parlamentit në Bern ka nisur me disa tema kyçe, përfshirë ndryshime në ligjin penal, mbështetjen për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana dhe masat për kursimin e buxhetit.
Dhoma Kombëtare ka miratuar në parim heqjen e afatit të parashkrimit për vrasjet, duke i hapur rrugë ndjekjes penale pa kufizim kohor për këtë krim. Qeveria federale ka qenë kundër kësaj mase, duke e cilësuar më shumë simbolike sesa praktike.
Në hapje të sesionit, deputetët mbajtën një minutë heshtje për viktimat e zjarrit në Crans-Montana, ku humbën jetën 41 persona. Parlamenti pritet të miratojë një paketë ndihme prej 7.8 milionë frangash, me nga 50,000 franga për të plagosurit dhe familjet e viktimave.
Në fokus është edhe plani i kursimit të Këshillit Federal, që synon të reduktojë shpenzimet me rreth 8.5 miliardë franga deri në vitin 2029.
Ndër çështjet e tjera që do të diskutohen janë: neutraliteti i Zvicrës, mundësia e rikthimit të energjisë bërthamore, ndalimi i importit të foie gras, si dhe vendosja e tarifave për rastet jo emergjente në urgjencat spitalore.
Parlamenti po shqyrton gjithashtu lehtësimin e importit të barnave gjenerike për të ulur kostot dhe ka mbështetur ndryshime ligjore për adoptimin e fëmijëve të lindur nga donacioni i spermës.
Ndërkohë, deputetët kanë refuzuar ndalimin e adoptimeve ndërkombëtare, duke theksuar se ato duhet të vazhdojnë të lejohen.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta











