Zhvillim
Familja Canaj gëzon Shtëpinë e re
“Atë natë kur erdhën këta, mu liru pak shpirti. Kesh merzit shumë, po u gzova veq qe ma qeli dikush derën edhe pse s’kisha kurgja me ju qit për Vitin e Ri” – rrëfen me zë të dridhur Murati për Sedat Selimaj dhe Shaip Selimaj.
Nata e 31 Djetorit 2014, ishte e mërzitshme për Murat Canaj dhe gruan e tij. Brenda një dhome të vetme ku ai lëngonte nga sëmundja, përveç natës së ftohtë, televizori i vjetër, iu shfaqte Festën e Vitit të Ri. Jashtë asaj dhome ku për ata ishte natë e zakonshme, ftohtë iu tingëllonte në shpirt, vrazhdësia e mureve dhe trokitja e borës, e shiut në xhamat e thyer . Me të njejtit sy, po shikonin gëzimet e njerëzve brenda një ekrani, për t’u larguar ndoshta nga zymtësia e ambientit të brendshëm, ku para tyre pushtetshëm rrinte gjithçka zbrazët.
“Atë natë kur erdhën këta, mu liru pak shpirti. Kesh merzit shumë, po u gzova veq qe ma qeli dikush derën edhe pse s’kisha kurgja me ju qit për Vitin e Ri” – rrëfen me zë të dridhur Murati për Sedat Selimaj dhe Shaip Selimaj.
Sedati kishte ardhë disa ditë më herët nga Zvicra dhe në bisedë e sipër më vendasit e tij të fshatit Greikoc, po kërkonte nga ata ku mund të ndihmonte kudo në Viset Shqiptare. “U befasova kur më tha Shaipi se është një veteran i luftës, ku i ka kushtet shumë të rënda” – filloi rrëfimin Sedati, tek sa po shkonim rrugës me makinën e tij, tashmë tek shtëpia e Muratit.

Ai rrëfen se atë natë, ishte shokuar nga gjendja e mjerushme aq sa sa i dha vetes detyrë që ti dilte në ndihmë sa më shpejt kësaj familje. “Menjëherë u angazhova, që me antëtarët e Shoqatës Shqipatro-Islame në Brugg të AG- Zvicërr, me fondet që kishim palnifikuar të ndihmonim familjet e varfëra kudo në viset shqiptare, të fillonim menjëherë të mblidhnim mjetet që t’ia siguronim një shtëpi Murat Canaj” – vazhdonte rrëfimin Sedati i cili tregon se brenda Muajit të Ramazanit i mblodhëm fondet e mjaftueshme. Më shume se 120 mërgimtarë kishin dhënë kontributin e vetë ku Sedati e vë në pah si kontribues të veqantë Fexhri Muhamedi i cili është Imam në Xhaminë e Bruggut dhe vjen nga Bresana e Sharrit. Ai rrëfen se krahas mbledhjes së fondeve kishte filluar angazhimin edhe për projektin që do ta ngriste shtëpinë e re.
“Mu lut nëna e Muratit që sipas mundësive të ndihmonin edhe djalit tjetër Reshat Canaj, kështu që u dakorduam që shtëpinë ta bëjmë me dy hymje” – thotë Sedati.
Punimet kishin filluar menjëherë pasi kishte bërë projektin e shtëpisë Nazim Muqa nga Vraniqi dhe pas një angazhimi të veqantë të studentit të Fakultetit Ndërtimtarisë Kushtrim Selimaj.
“Punimet ecen mbarë dhe si synim kisha që viti 2016 këtë familje mos ta gjejë në atë gjendje të mjerushme. Na ndihmoi edhe Mobileria Mobelland në Suharekë duke sigurara një dhomë për fëmijë e gjithashtu edhe Klinika PANTA-MED nga Winterthur ZH. Xhamia e Bruggut e cila funksion brenda shoqatës tashmë ishin mbledhë fondet dhe pritej vetëm të përfundonin punimet t’ia dorzonim familjes çelësat e shtëpisë së re ” – tregonte ai.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemri
- Vendi ku vepron:Zvicër
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












