Zhvillim
Ushtarakët austriakë i ndihmojnë me strehim familjet kosovare
Edhe në kohën e Jugosllavisë Kosova ishte vendi më i varfër në rajonin e Ballkanit. Papunësia në këtë vend është afro 40 %, ndërsa te të rinjtë shkalla e papunësisë arrin mbi 60 %, sistemi social është joekzistent.
Jeta në kushte të pafavorshme
Familja Cenaj nga Planqori i Gjakovës merr një ndihmë sociale prej 140 eurosh në muaj dhe me ato para ushqen edhe 10 fëmijët e saj. Babai mundohet të fitojë para duke mbledhur hekurishte dhe pastaj i shet për të nxjerrë bukën e gojës. Familja jetonte në një kontejner dhe në një kasolle të ndërtuar vetë prej druri.
Në një gjendje të tillë jetese është edhe familja Gashi nga Zojzi i komunës së Suharekës. Prindërit me gjashtë fëmijët e tyre jetojnë së bashku në një kontejner banimi. Përgatitja e ushqimit, pastrimi i veshjeve dhe trupit duhet të bëhet jashtë, shkruan në faqen e “Bundesheer.at”, transmeton albinfo.ch.
Në ndihmë këtyre familjeve iu kanë dalë ekipi austriak i ushtarëve CIMIC, në bashkëpunim me donatorë nga Austria.
Ekipi austriak CIMIC iu ka dalë në ndihmë gjithmonë rasteve të tilla dhe në kooperim me donatorë austriakë ka ofruar ndihmë të shpejtë edhe për këto familje.
Falë mbështetjes së CIMIC Austria dhe motrës së nderit nga Austria, Johanna Schwab, ua kanë mundësuar të dy familjeve kosovare nga një kontejner, duke ua përmirësuar dhe bërë më të mirë jetën këtyre familjeve kosovare
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












