Lajme
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet
Autoritetet zvicerane kanë publikuar detaje të reja lidhur me zjarrin tragjik në autobusin postar në Kerzers, kantoni Fribourg, ngjarje që ndodhi javën e kaluar dhe la gjashtë persona të vdekur.
Sipas policisë së Fribourgut, në momentin kur autobusi mori flakë rreth orës 18:25, në mjet ndodheshin nëntë persona: shoferi, shtatë pasagjerë dhe autori i dyshuar. Tre persona arritën të dalin nga autobusi me lëndime, ndërsa një grua 56-vjeçare vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital. Dy persona të tjerë jashtë autobusit u lënduan lehtë teksa përpiqeshin të ndihmonin viktimat.
Hetimet kanë konfirmuar se autori i dyshuar është një burrë 65-vjeçar zviceran, i cili gjithashtu humbi jetën në incident. Sipas policisë, provat e deritanishme tregojnë se ai veproi i vetëm, ndërsa motivet e këtij akti mbeten ende të paqarta. Autoritetet po shqyrtojnë si pistë kryesore një akt vetëvrasjeje që përfshiu edhe persona të tjerë.
Ekspertiza teknike ka treguar se autobusi ishte i pajisur me dy dyer për pasagjerët, të cilat funksiononin normalisht dhe u hapën pasi mjeti u ndal. Zjarri kishte nisur gjatë lëvizjes së autobusit, çka bëri që pasagjerët të mund të dilnin vetëm pasi ai ndaloi plotësisht.
Pas përfundimit të procesit të identifikimit dhe autopsive, trupat e gjashtë viktimave iu dorëzuan familjeve javën e kaluar. Viktima më e re ishte një djalë 16-vjeçar.
Autoritetet konfirmuan gjithashtu se 65-vjeçari ishte i njohur për institucionet sociale në kantonin e Bernës dhe ndodhej nën kujdestari administrative. Ai ishte larguar nga një spital në Bernë në ditën e ngjarjes, ku kishte shkuar vetë për shkak të problemeve shëndetësore, dhe më herët kishte bërë edhe kërcënime për vetëvrasje.
Pas tragjedisë, mbi 150 persona kanë kërkuar mbështetje psikologjike nga ekipet e ndihmës së krizës.
Ndërkohë, shoferët e autobusëve postarë në të gjithë Zvicrën kanë mbajtur një minutë heshtje dhe kanë rënë boritë e autobusëve në shenjë solidariteti dhe nderimi për viktimat e kësaj tragjedie.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












