Lajme
Lufta rrit çmimet në Zvicër deri në 22% – goditen karburantet dhe ekonomia
Pas vetëm një muaji lufte në Lindjen e Mesme, çmimet në Zvicër janë rritur ndjeshëm, duke arritur deri në 22%, ndërsa ndikimi po ndjehet drejtpërdrejt në sektorin e energjisë dhe jetën e përditshme të qytetarëve
Sipas të dhënave të fundit, çmimi i naftës (diesel) është rritur me rreth 22%, duke arritur në 2.13 franga për litër, ndërsa benzina gjithashtu ka pësuar rritje të ndjeshme.
Benzina 95 është rritur me rreth 11%, ndërsa benzina 98 me rreth 10%, duke reflektuar menjëherë ndikimin e rritjes së çmimeve globale të naftës si pasojë e konfliktit.
Analiza është bazuar në të dhëna nga rreth 3,500 pika karburanti në të gjithë Zvicrën gjatë periudhës njëmujore, duke treguar një trend të qartë rritjeje të çmimeve në nivel kombëtar, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Ekspertët paralajmërojnë se konflikti në Lindjen e Mesme mund t’i kushtojë Zvicrës miliarda shtesë në energji çdo vit, me një barrë të konsiderueshme edhe për familjet, të cilat mund të paguajnë mesatarisht rreth 1,200 franga më shumë në vit.
Rritja e çmimeve të energjisë pritet të ndikojë edhe në sektorë të tjerë si turizmi dhe transporti, ndërsa ekonomia zvicerane përballet me pasiguri të shtuar për muajt në vijim.
Ky zhvillim konfirmon se tensionet gjeopolitike vazhdojnë të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë evropiane, përfshirë edhe një nga vendet më të qëndrueshme si Zvicra.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë












