Kosova
Ndahet nga jeta Dom Kelmend Spaqi, prifti që gjatë luftës lajmëronte iftarin përmes kambanës së kishës
Famullitar në Kishën e “Shna Ndout” në Gllogjan, Dom Kelmend Spaqi është ndarë sot nga jeta.
Lajmin e kanë konfirmuar të afërmit e tij përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.
“E Enjtja e Shenjtë. Dita e Meshtarisë. Kjo ditë që duhej të ishte ditë gëzimi e bekimi, u kthye në dhimbje për të gjithë ne që të njohëm dhe të deshëm. Pusho në Paqe Dom Kelmend Spaqi”, ka shkruar prifti Gabriel Grabanica.
Dom Kelmend Spaqi, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kishte strehuar me qindra shqiptarë myslimanë në kishën e Shna Ndout.
“4 prilli, i kanë marrë 12 burra, edhe i kanë marrë me i pushkatu. Kam shku pas tyne, dhe iu kam pri, edhe ‘ose edhe mu, ose asnjë’, dhe i kam kthy në kishë. Edhe sot nuk mundem me besu se si kam mundur në atë kohë me i marrë serbit automatin prej dore e me i thanë, ti s’ki zemër me e vra kta”, është rrëfimi i vetë priftit Kelmend Spaqi për kohën e luftës, kur kishte strehuar qindra shqiptarë në kishën e tij. Ndaj tha ti besimtarët tu, le të rrinë në kishë, myslimanët jepani ne, e dimë ne çka bëjmë me ta. U thashë, ‘jo kurrë e përjetë, nuk i ndaj’. Nuk ka këtu as katolikë as myslimanë, ka njerëz të pafajshëm. Bëni çka të doni, kjo është nga unë. Pushkatomni më së pari mu, e krejt stafin këtu, atëherë mundeni me i prek këta”, rrëfente Dom Kelmend Spaqi, transmeton albinfo.ch.
Gjatë kësaj periudhe pati raportuar edhe media britanike “Sky News”.
“Në dalje të Pejës sot, ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme guximi. Prifti katolik lokal në fshatin Gllogjan u dha strehë qindra shqiptarëve myslimanë, teksa paramilitarët serbë po afroheshin. Duke i ruajtur ata brenda kishës së tij, Ati Kelmend Spaqi refuzoi t’i lejonte serbët të hynin te ta, duke thënë se të gjithë kanë një Zot. Përfundimisht, ai u desh t’i paguante paramilitarët për t’ua shpëtuar jetën atyre. ‘Jam njeri i Zotit’, na tha ai neve. ‘Kam mësuar ta dua armikun tim’”, thuhej në raport.
Ndryshe, meqenëse në periudhën e luftës nuk kishte xhami afër fshatit, ai me udhëheqësit tjerë të kishës, vendosën ta lajmërojnë iftarin dhe syfyrin me anë të kambanave të kishës.
E-Diaspora
-
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së I riu ishte një nga vetëm 12 studentët ndërkombëtarë mes 1056 të diplomuarve në akademinë amerikane... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë













