Lajme
Papunësia në Zvicër bie lehtë, ende më e ulët se mesatarja e BE-së
Edhe pse disa industri kanë bërë shkurtime, numri i vendeve të punës është rritur dhe papunësia ka shënuar 3.1% në mars.
Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Ministria e Çështjeve Ekonomike e Zvicrës, shkalla e papunësisë në vend ra në 3.1% gjatë muajit mars, duke shënuar një ulje të lehtë prej 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me dy muajt paraprakë, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse disa sektorë kanë përjetuar shkurtime të vendeve të punës gjatë muajve të fundit, numri i pozicioneve të disponueshme është rritur në të njëjtën periudhë me 1.4%, duke treguar një zhvillim të qëndrueshëm në tregun e punës.
Shkalla e papunësisë në Zvicër mbetet shumë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila qëndron në 6.1%, duke treguar një situatë relativisht stabile në vendin helvetik.
Ky trend pozitiv reflekton një kombinim të tregut të fuqishëm të punës dhe kërkesës së vazhdueshme për punonjës në sektorë të ndryshëm ekonomikë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












