CH-Ballkani
Kremta e penisit *
Kulturë perendimore, po, ajo dihet që jemi perendimorë, ama, kur vjen puna te ‘ai sendi’ i meshkujve, edhe ‘intelektualët’ shqiptarë e rrehin tupanin, i fryejnë fyellit, kcejnë, knojnë, e kcejnë e knojnë, e rrehin shuplaka e vallëzojnë, gëzohen, gëzohen, e gëzohen derisa ta marrin vesh krejt ‘dynjaja familjare dhe shoqërore’ se ‘filan djaloshi’ u bë synet.
Xhymysh. Shyhret. Vishen, lyhen, ngjyhen, lmohen, çkyhen defat, si kur shkojnë bullaqinat ‘me marr nusen’ dhe tubohen në restorant.
Se, tash është ‘katunarski’ me festu në shpi, po ‘qytetarsi’ është me festu në restorant, ku në atë tavolinën e rezervuar për dhëndrrin e nusen, ulet djali (ose djemtë e bërë synet), dhe shkojnë rend e rend qindra familjarë e dashamirë ia bëjnë përhajr penisin.
Ngjyra e livojzinit ku ulet djali apo djemtë (shkaku i mësyshit) duhet të jetë mavi e çelur, si qielli i mëngjesit.
Kush ka pare e paguan Xenin live, ndërsa ky eveniment quhet ‘dasëm’.
Xharrahë nuk ka më, por është Bajram Rexhepi.
Nuk ka gjë më primitive, nuk ka gjë më qesharake se të bësh dasëm për punën e ‘atij sendit’.
Merreni me mend sikur të bëhej dasmë kur femrës i ‘vijnë’ menstruacionet e hyn në bylyk.
Po, njëmend femra është fëmër, mashkulli është mashkull, e jeta është jetë.
Festimi i penisit të bërë synet dhe ngritja e flamurit të synetisë ndër ne është shenjë e burrërisë, përçim mesazhi se ‘këtu ka burra’, përjashto rastet e rralla kur ti si prind nuk e di se po e bë synet një tuts ose një homoseksual të ardhshëm.
Një të mirë e ka puna e “kremtës së penisit”, që nuk shënohet për çdo përvjetor.
Nuk jam kundër synetisë, tamam puna (sepse e lavdërojnë si të shëndetshme), ama jam kundër dhe neveritem nga kremtimi i synetisë.
Mendoj se ky eveniment është personal, ashtu siç është personal organi gjenital i njeriut.
Ne e çudisim botën perendimore me ‘kremtën e synetisë’, kurse ne vet çuditemi me lopët indiane.
Por, në fund, askush në botë nuk mbetet pa u çuditur.
P.S. Ky status u frymëzua nga një ‘kremtë penisi” që po zhvillohet fuqishëm këtu diku, në Prishtinë.
Kimete Berisha
* Opinioni është publikuar në Botasot.info. Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












