Kosova
Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje ushtarake
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë pritet me ceremoni ushtarake nga Maqedonci
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, është pritur me ceremoni ushtarake nga ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi ka deklaruar se nuk ka asnjë ndryshim të planeve të sigurisë së KFOR-it në Kosovë.
Nufi në konferencën për media të mbajtur pas takimit që e ka zhvilluar me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka thënë se kjo i është konfirmuar në takimet që ka pasur në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte por edhe me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Giuseppe Vaco Dragone.
Në këto takime, ai ka thënë se ka ngritur shqetësimin për nivelin e sigurisë në Kosovë por edhe rajon.
“Në të dyja takimet, si me zotëri Rutte si me zotëri Dragone u konfirmua që nuk ka një ndryshim të paktën deri më sot të planeve të sigurisë së KFOR-it për sa i përket angazhimit të KFOR-it në Republikën e Kosovës. Besoj që të gjitha zhvillimet tjera do të adresohen në kuadër të bashkëpunimit që ne kemi në kemi në aleancë. Besoj që situata e sigurisë në Kosovë, për sa kohë ne i bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë, si në Kosovë por edhe si në kuadër të aleancës vazhdon të ngelet e qëndrueshme. Shqetësimet patjetër që i kemi përcjell, jemi shpresëplotë dhe të sigurt që vëmendja është e plotë për situatën e sigurisë në rajon por edhe situatën e sigurisë në rajon por edhe situatën e sigurisë në Kosovë”, ka thënë Nufi.
Kur u pyet për armatimin e Serbisë nga Kina, Nufi tha se kjo i takon këtij vendi.
“Republika e Serbisë i vendos vet çështjet e armatimit apo jo apo se si i konsideron çështjet e sigurisë së saj. Shqipëria si anëtare e NATO-s por edhe Kosova për sa kohë kemi misionin KFOR edhe qasja dhe vet evokimi që vet Qeveria e Kosovës ka në lidhje me sigurinë, besoj që të gjitha strategjitë e sigurisë i ka në përputhje dhe koordinim të plotë me NATO-n që është edhe gur themeli i garancisë së sigurisë jo vetëm në Kosovë por edhe rajon, për sa kohë që shumica e shteteve në rajon janë shtete anëtare të NATO-s”, u shpreh ai.
Maqedonci tha se kanë diskutuar për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake dhe bashkëpunimit në aspektin e mbrojtjes me Shqipërinë.
“Diskutuam edhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit edhe në fushat tjera duke përfshirë industrinë e mbrojtjes, një sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për kohët ku po jetojmë dhe në ditët në vijim, në muajt në vijim do të punojmë më gjerësisht edhe më thellësisht në identifikimin e mundësive për bashkëpunim në këtë fushë. Unë jam falënderues ndaj ministrit për gjithë gatishmërinë, për të mbështetur Kosovën edhe në rrugën e integrimit në NATO për promovimin e Kosovës në kuadër të NATO-s dhe organizmave tjerë që e bën Shqipëria, por në veçanti ministri i Mbrojtjes, si dhe në bashkëpunimin që kemi regjional edhe me Kroacinë edhe me Shqipërinë në këtë aspekt”, ka thënë ai.
Ai ka folur se cili mund të jetë bashkëpunimi me Shqipërinë sa i përket fushës së industrisë ushtarake.
“Ne kemi bërë tashmë një kontratë për një fabrikë për prodhimin e municioneve, jemi gjithashtu në koordinim me partnerët tjerë për çështjen e bashkëprodhimit. Kur flasim për bashkëpunimin me Republikën e Shqipërisë, në fushën e industrisë së mbrojtjes po flasim për dy drejtime. Është bashkëprodhimi do të shikojmë mundësitë se në cilat fusha mund të bashkëprodhojnë dhe kjo do të bëhet në periudhën në vazhdim kur do të krijojmë edhe grupet edhe ekipet që do të punojnë në identifikimin se çka mund të bashkëprodhojmë bashkë, në mënyrë që të jemi edhe të ndërveprueshëm në aspektin operacional edhe në bashkëprokurim të sistemeve të cilat na bëjnë të ndërveprueshëm”, shtoi ai. /KP
E-Diaspora
-
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën Deputeti i ardhshëm në Parlamentin Federal të Zvicrës, Arbër Bullakaj, e cilësoi vizitën në Prishtinë si... -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi -
Zvicër
Cendrine Berisha, nga Zvicra drejt botës së modës -
“MeGaherz” – Spitex me zemër për familjet në Zvicër -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps
Jeta në Zvicër
-
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërmerr veprime për rritjen e çmimeve të karburantit? Çmimi i karburantit në pompat zvicerane është rritur deri në 25 përqind gjatë disa javëve të... -
Në maj mbyllen edhe resortet e fundit të skijimit në Zvicër -
Zvicër: Çfarë ndryshon në maj 2026 -
EuroAirport do të rihapet më 21 maj, pas pesë javësh mbyllje -
Lufta në Iran rrit ndjeshëm normat e kredive hipotekare në Zvicër












