Shqipëria
Ministri Hoxha takohet me Gjuriçin, flasin për Kosovën dhe Luginën e Preshevës
Hoxha: "Mirëprita gatishmërinë e Serbisë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në një postim që ka publikuar në mediat sociale ka njoftur për takimin e tij të sotëm me homologun e tij serb.
“Sot, pata një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias 2026. Diskutimi ynë u përqendrua në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit konkret, me synim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, duke vlerësuar rolin e tyre në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të stabilitetit rajonal.
Në këtë kuadër, mirëprita gatishmërinë e Serbisë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc”, shkruan Hoxha.
“Nënvizova domosdoshmërinë për të ruajtur, thelluar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal si rruga më e besueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët, duke lënë mënjanë retorikat e panevojshme dhe joproduktive. Shqipëria mbetet e përkushtuar të investojë në qartësinë e qëndrimeve të saj, në koherencën e politikës së jashtme, si dhe në forcimin e kontakteve mes njerëzve, duke kultivuar një brez të ri me vizion të qartë evropian”, vazhdon ministri i jashtëm shqiptar.
“Gjithashtu, pranuam se kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme lidhur me Republikën e Kosovës. Rikonfirmova qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë mbi rëndësinë vendimtare të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke, si një kontribut thelbësor për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në rajon”, përfundon postimi i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
E-Diaspora
-
Belgjikë
Shkolla Shqipe “Vatra” në Belgjikë shënon 21-vjetorin e themelimit Institucioni që ruan gjuhën dhe identitetin shqiptar në diasporë mbylli vitin shkollor me një program festiv... -
SHBA
Arjanit Elshani diplomon me sukses në SHBA, nderohet me dy çmime prestigjioze -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari -
Itali
Bora Morina diplomon me sukses në Itali, mes studentëve nga 80 vende të botës -
KQZ lejon votimin me dokumente të skaduara në përfaqësitë diplomatike
Jeta në Zvicër
-
Dogana zvicerane përditëson aplikacionin Quickzoll për deklarim më të saktë të TVSH-së Aplikacioni doganor zviceran Quickzoll është përditësuar, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm për përdoruesit që deklarojnë... -
Studim: Çfarë i streson më shumë zviceranët? -
Një në tre automjete në Zvicër tejkalon shpejtësinë, ngrihet alarm për sigurinë rrugore -
Zvicra refuzon akuzat e SHBA-së për tolerim të punës së detyruar -
Tregu i veturave në Zvicër ngec, por interesimi për automjetet elektrike vazhdon të rritet













