Kosova

Albulena Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës Albulena Haxhiu ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Haxhiu ka vlerësuar se ky vendim pasqyron një Kosovë që e kupton sigurinë si detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe si përgjegjësi ndaj paqes dhe rendit ndërkombëtar, teksa ka deklaruar se nga një vend që dikur kishte nevojë për mbështetjen e të tjerëve, Kosova sot merr përgjegjësi dhe jep kontribut në skenën ndërkombëtare.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një institucion i ndërtuar me profesionalizëm dhe standarde të larta, e gatshme të shërbejë krah partnerëve tanë strategjikë. Pjesëmarrja në misione të tilla dëshmon pjekurinë shtetërore të Republikës sonë dhe vendin që Kosova po e forcon çdo ditë në arenën ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë ajo, transmeton albinfo.ch.