Lajme
Tërmet në kantonin e St. Gallen
Tërmeti, me magnitudë 3.8, ndodhi në orën 4:24 dhe epiqendra e tij ishte zona e Walenstadt. Lëkundjet e tokës u ndjenë në të gjithë Zvicrën. Nuk raportohen dëme.
Herët këtë mëngjes, Shërbimi Sizmik Zviceran (SED) regjistroi një tërmet me magnitudë 3.80 të shkallës Rihter, rreth gjashtë kilometra në lindje të Walenstadt (SG).
Nuk raportohen dëme. Autoritetet kanë urdhëruar një ekspertizë gjeologjike për paqëndrueshmërinë e mundshme të një formacioni shkëmbor. Goditja me shumë mundësi është ndjerë në të gjithë Zvicrën.
Tërmeti ndodhi në orën 4:24, sipas SED. Në përgjithësi, dëme të lehta janë të mundshme në afërsi të epiqendrës gjatë një tërmeti të kësaj magnitude.
Në orën pas tërmetit, SED mori 423 raportime nga njerëz që e kishin ndjerë goditjen. Pak para mesditës, ky numër ishte rritur në mbi 830. Gjithashtu nga St. Gallen, pothuajse 40 kilometra nga epiqendra, disa persona kontaktuan Shërbimin.
Hetimet gjeologjike janë duke u zhvilluar në një formacion shkëmbor potencialisht të paqëndrueshëm në Flums Hochwiese, në Seeztal, midis Walenstadt dhe Sargans, tha një zëdhënës i policisë kantonale për Keystone-ATS këtë mëngjes. Për momentin, policia nuk ka informacione të mëtejshme në lidhje me këtë aspekt, i cili po trajtohet nga shtabi i përgjithshëm kantonal, transmeton albinfo.ch.
Policia nuk ka marrë raportime nga popullsia në lidhje me ndonjë dëm, shtoi zëdhënësi.
Sipas SED, priten lëkundje pasuese në ditët ose javët në vijim, të cilat gjithashtu mund të jenë të dukshme.
Shërbimi regjistron mesatarisht tre deri në katër tërmete në ditë në Zvicër dhe vendet fqinje, për një total prej 1000-1500 lëkundjesh në vit. Megjithatë, çdo vit popullsia ndjen rreth dhjetë deri në njëzet tërmete, me magnitudë të barabartë ose më të madhe se 2.5.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Lajmet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Presidenti amerikan kritikon përsëri Zvicrën, dhe policia zvicerane paralajmëron për efektet katastrofike të propozimit kundër imigracionit,... -
Shoqata e Mësuesve Zviceranë këshillon kundër simboleve fetare -
A mund të bëj një “barbeque” në një park ose pyll në Zvicër? -
Një aeroplan zviceran devijoi urgjentisht për shkak të një incidenti me motorin gjatë ngritjes -
“10 milionë banorë”: ndarje e thellë mes fermerëve në Zvicër













