Integrimi
I shtohet në 18 vjet dënimi vrasësit të Vigan Morinës
Prokurori kishte kërkuar 20 vjet burg për dorasin ndërsa mbrojtja e tij, 10 vjet burg për vrasje me paramendim
Në një natë të korrikut të vitit 2012 Vigan Morina (23 vjeç) qe vrarë ndërsa vëllai i tij qe plagosur rëndë. Kjo ka ndodhur para lokalit të njohur të Cyrihut “Kaufleute” dhe pati bërë jehonë të madhe. Vrasësi, Shivan M., një kurd i Irakut pas kryerjes së krimit kishte ikur në Suedi, ku pastaj ishte kapur dhe ekstraduar në Zvicër.
Në qershor të vitit 2014, Gjykata e Qarkut e Cyrihut e pati dënuar Shivanin me 16 vjet burg për vrasje të rëndë dhe për tentim vrasjeje me paramendim (albinfo.ch pati raportuar nga gjykimi).
Pas ankesës së bërë nga avokati i palës së dëmtuar dhe nga prokuroria, Gjykata e Lartë e Kantonit të Cyrihut ia ka ngritur dënimin në 18 vjet burg dorasit. Edhe kjo gjykatë ka njohur kualifikimin e veprës të bërë nga gjykata e qarkut por e ka ngritur masën e dënimit për dy vjet. Prokuroria bashkë me gjykatën e lartë ishin të mendimit se dënimi i parë kishte qenë më i ulët se që duhej.
Shivan M., gjatë mbajtjes së dënimit duhet t`i nënshtrohet edhe një terapie ambulatore. Ndërsa prindërve të Viganit, vëllait të tij të plagosur dhe gjithë familjes, gjykata u ka ofruar dëmshpërblimin prej 235 mijë frangash.
Gjykata e Lartë në përshkrimin e veprës thotë se i fajësuari kishte pasur për qëllim të vriste viktimën, duke e therur atë 11 herë me thikë. Ai ka vepruar “me gjakftohtësi, konsekuencë dhe në mënyrë të paskrupullt”, ka thënë kreu i trupit gjykues.
Ndërsa shfajësimin e dorasit se ai vrasjen e ka kryer në vetëmbrojtje, gjyqtarët nuk kanë dashur as ta dëgjojnë.
Prokurori kishte kërkuar 20 vjet burg për dorasin ndërsa mbrojtja e tij, 10 vjet brg për vrasje me paramendim. Veç kësaj, mbrojtja kërkonte që dënimi e burg të shndërrohej në një masë për të rinj të rritur. Por asnjëra nga këto kërkesa nuk u përfill nga trupi gjykues.
Të ngjashme

Nesër, verdikti për vrasësin e Vigan Morinës
- Fillon gjykimi i vrasësit të Vigan Morinës
- “Nuk e kam vrarë Viganin” thotë Shiwan Muhamed
- Edhe dy të arrestuar për vrasjen e Vigan Morinës
- I shtohet në 18 vjet dënimi vrasësit të Vigan Morinës
- Kapet në Norvegji vrasësi i Vigan Morinës
- Këtë javë ekstradohet i dyshuari për vrasjen e Viganit
- Lule e qirinj për Vigan Morinën
- Një i ri nga Iraku, i dyshuar për vrasjen e Vigan M.
- Pritet ekstradimi i të dyshuarit për vrasjen e Viganit
- Prokurori kërkon 20 vjet burg për vrasësin e Vigan Morinës
- Prokurori, rigjykim për vrasësin e Viganit, dënimi tepër i butë
- Shivan M. pranon vrasjen e Vigan Morinës
- Shokët e Viganit të vrarë, marshim paqësor kundër dhunës
- Visari, jashtë rrezikut për jetë
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?

















