Integrimi
Prokurori kërkon 20 vjet burg për vrasësin e Vigan Morinës
"Duke e goditur në pjesën e epërme të trupit, i akuzuari dëshironte që viktima të merrte plagë vdekjeprurëse", thuhet në aktakuzë
Vrasja e ndodhur më 15 korrik të vitit 2012, me ç`rast Vigan Morina kishte rënë viktimë e therjes me thikë nga i dyshuari irakian Shiwan M. ende nuk ka marrë epilogun e saj.
Krimi kishte ndodhur në afërsi të lokalit të njohur të natës në Cyrih “Kaufleuten”, ku Vigani me shoqëri dhe me vëllezër po festonte ditëlindjen e tij të 23-të. Rreth një vit e gjysmë më vonë, prokurori i lëndës ka kërkuar 20 vjet burg për Shiwanin, për veprën penale të vrasjes së rëndë, shkruan limmattalerzeitung.ch.
Sipas përshkrimit të prokurorit, i akuzuari për vrasje, irakiani 21 vjeçar e ka goditur Viganin 11 herë në gjoks, në bark dhe në shpatulla me thikën e tipit “Butterfly”. “Duke e goditur në pjesën e epërme të trupit, i akuzuari dëshironte që viktima të merrte plagë vdekjeprurëse”, shkruan prokurori Michael Scherrer. Me atë rast dorasi ka ushtruar vrasje të paskrupullt në mënyrë egoiste dhe me një etje të pashembullt për hakmarrje. Këto karakteristika të veprës penale, sipas Scherrer janë në proporcion me dënimin 20 vjet burg.
Edhe avokati i viktimës, David Gibor flet për një brutalitet të paparë të vrasësit. “Shiwan e kishte paralajmëruar vrasjen disa herë dhe në mënyrë të zëshme. Veç kësaj, ai edhe e bëri vrasjen në mënyrën siç e kishte paralajmëruar. Madje, për të qenë edhe më keq, ai në ikje e sipër, duke mbajtur thikën e përgjakur në duar, lavdërohej para shokëve se në çfarë mënyre të tmerrshme e kishte vrarë viktimën”. Duke u nisur nga këto rrethana, Gibor kërkon burgim të përjetshëm për dorasin.
Ndërsa avokati i dorasit, Valentin Landmann nuk e konteston se bëhet fjalë për vrasje. “Po ne kritikojmë mënyrën se si aktakuza e përshkruan në mënyrë të njëanshme zënkën që ka ndodhur para se ë bëhej vrasja. Klienti ynë ishte rrahur në mënyrë brutale. Dhe kjo ka shërbyer si shkas për shpërthimin emocional që ka çuar te vrasja”.
Procesi kundër therësit me thikë dhe ndihmësve të tij do të mbahet më 24 qershor. Janë të vogla shanset që Shivan të dënohet edhe me masën ndëshkuese të izolimit. Sipas ekspertizës psikiatrike ai nuk paraqet rrezikshmëri të lartë për rrethin ose rrezik të përsëritjes së veprës (recidivizëm).
Vrasja e Viganit ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhembjeje te familjarët dhe shokët e tij. Sipas avokatit Gibor, familjarët e tij vuajnë shumë nën humbjen e anëtarit të tyre të dashur të familjes.
Vrasja e ndodhur më 15 korrik 2012 pati bërë jehonë të madhe në qytetin e Cyrihut e më gjerë. Me atë rast ishte mbajtur edhe e një marsh përkujtimor dhe protestues në vendin e krimit, ku kishin marrë pjesë qindra persona. Albinfo.ch ka shkrur gjerësisht për këtë marsh dhe për rastin e rëndë të vrasjes.
E-Diaspora
-
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër Zarfet e votimit pritet të mbërrijnë mes 20 dhe 27 majit, ndërsa qytetarët u këshilluan që... -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar












