Lajme
9-vjeçari nga Gjeneva: Dua të bëhem kampioni i parë zviceran në Formula 1
Aiden Moreira stërvitet drejt majave të motorsportit dhe synon McLaren në të ardhmen
Vetëm 9 vjeç, por me një ambicie të qartë: të bëhet kampioni i parë zviceran në Formula 1. Aiden Moreira nga Gjeneva po konsiderohet një nga talentet më premtuese në botën e kartingut dhe tashmë garon në nivelin elitar ndërkombëtar në kategorinë Mini U10, transmeton albinfo.ch.
I riu zviceran stërvitet katër herë në javë dhe merr pjesë në rreth 26 gara çdo vit. Synimi i tij është i madh: të arrijë në Formula 1 dhe një ditë të garojë për ekipin McLaren.
Gjatë një fundjave garash në pistën “South Garda Karting” në Itali, ku mblidhen talentet më të mira të botës në karting, Aiden ishte mes pjesëmarrësve në turneun prestigjioz Trofeo Andrea Margutti. Ai garon për ekipin e njohur CRG Racing Team.
I shoqëruar nga babai i tij, Duarte Moreira, Aiden kaloi disa ditë intensive me stërvitje dhe gara, duke treguar pasionin e tij për shpejtësinë dhe disiplinën në pistë, shkruan Blick.
Në paddock, mes zhurmës së motorëve dhe erës së gomave të djegura, i riu nga Gjeneva vazhdon të ndjekë ëndrrën e tij të madhe – një rrugë e gjatë që mund ta çojë një ditë në majën e motorsportit botëror./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare Fight Night Rheintal do të mbahet më 27 qershor 2026 në Oberriet dhe pritet të mbledhë... -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin Raporti tregon se një “taksë hyrëse” për të huajt ka pengesa ligjore dhe nuk sjell përfitime... -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë -
Zvicra me “parajsë të re tatimore” për kompanitë -
Zyrtarisht: Zvicra vendos kontrolle kufitare gjatë samitit të G7 në Francë













