Lajme
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë?
Qeveria zvicerane publikon pesë rreziqet kryesore për vendin
Këshilli Federal i Zvicrës ka publikuar një listë me pesë rreziqet kryesore që, sipas tij, përbëjnë kërcënim serioz për vendin dhe Evropën, duke paralajmëruar për një përkeqësim të dukshëm të situatës së sigurisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit, ndër rreziqet më të mëdha mbetet kërcënimi nga terrorizmi, i cili vazhdon të jetë i lidhur kryesisht me lëvizjet xhihadiste. Po ashtu, ekstremizmi i dhunshëm nga e majta dhe e djathta konsiderohet ende aktiv në disa forma.
Një tjetër shqetësim i madh është spiunazhi, të cilin autoritetet zvicerane e vlerësojnë si shumë të lartë. Në listë përfshihet edhe Rusia, e cila sipas raportit ka zhvilluar strategji komplekse për të anashkaluar sanksionet dhe për të siguruar produkte dhe teknologji zvicerane.
Po ashtu, infrastruktura kritike në Zvicër mbetet e rrezikuar nga sulme fizike dhe kibernetike, të cilat konsiderohen një nga kërcënimet më serioze për stabilitetin e vendit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












