CH-Ballkani
Bien investimet e huaja në Maqedoni
Investimet e huaja në Maqedoni kanë shënuar rënie. Kriza politike dhe problemet me sigurinë, sidomos pas ngjarjeve në Kumanovë, kanë zbehur interesimin e investitorëve të huaj. Siç thonë ekspertët, ngjarje të tilla gjithmonë prekin bizneset, shkruan Balkan News Agency, përcjell albinfo.ch.
Banka Qendrore e Maqedonisë njoftoi më parë se të dhënat zyrtare tregojnë se investimet e huaja në vend nga janari deri në qershor të vitit 2015 mezi arrijnë shifrën 121 milionë.
Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë gjithashtu se investimet e huaja në periudhën e parë të vitit arrijnë në 121 milionë euro, për 30% më pak se e njëjta periudhë e fundit në vitin 2014.
150 milionë euro kanë rezultuar të mbërrijnë investimet e huaja në Maqedoni nga janari deri në maj 2014.
Por është e rëndësishme të theksohet se shumat e investuara nga investitorët e huaj në Maqedoni, pavarësisht rënies, janë dukshëm më të larta se në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit. Për shembull, në vitin 2014 ata ishin në vlerë 262 milionë euro, ndërsa 252 milionë më 2013.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla











