Zhvillim
Edi Rama, ose të qeverisurit ndryshe
Më la pa koment ultimatumi i Edi Ramës ndaj ekipit ministror të tij. Edhe pse nuk i njoh mirë rrethanat si dhe konstelacionet politike të momentit që kanë mundur ta shtyejnë të reagojë publikisht me aq forcë, kjo ishte hera e parë që hasi që një burrë-shteti në Ballkan, por edhe më gjerë, “të kapë kaun për brirë” dhe ta mbathë ekipin e tij qeveritar në mënyrë aq të qartë dhe të prerë, që ta ndërrojë radikalisht kursin dhe të rilidhet me bazën që e ka sjellë në pushtet, respektivisht popullin shqiptar.
Edhe pse apeli në fjalë përmbante fjalë polizemike esencialiste që mund t’ia dobësojnë forcën këtij akti publik (respektivisht fjala “turku”), ky qëndrim i numrit 1 të Shqipërisë do të hyjë në analet e historisë së artit e të qeverisjes në Ballkan. Fisnikëria, qiltërsia, guximi si dhe karizma e tij nuk e lanë indiferentë opinionin mbarëshqiptar gjatë vizitës së tij edhe në Beograd, por ultimatumi i fundit dallon substancialisht për nga mesazhi simbolik që përmban sepse është një qasje autokritike e paparë.
Në fakt, është shumë delikate dhe e vështirë të kritikohet në mënyrë aq të hapur dhe të prerë ekipi me të cilin punon ku je në pushtet, sidomos në vende sikurse Shqipëria ku çdo lloj “gabimi” apo lajthitje nënkupton një kosto politike maramendëse karshi forcave opozitare. Rrallë herë më ka ndodhur të shoh që një shef ekzekutivi të veprojë në mënyrë të tillë, pra edhe në vendet perëndimore, ku pakënaqësia nga shefi shprehet me shpërbërje dhe rikonstituim të ekipit qeveritarë.
Rama duket të ketë vendosur ta fus Shqipërinë në binarët e europjanizimit të vërtetë politik, kulturor-civilizues dhe ekonomik, dhe kjo meriton Respekt dhe mbështetje. Nëse ai e fillon një proçes ndryshimi të të qeverisurit dhe arrin të fillojë ta then këtë rreth viçioz të mentalitetit bizantin (pra para atij turk, ngase ky i fundit ka vazhduar traditën bizantine që i ka paraprirë), atëherë Shqipëria do të mund të fillojë të rreshtohet drejt rrugës – jo të lehtë – europjane. Këtë rrugë e ka arritur Kroacia vend i Ballkanit, i cili futi në birucë dhe dënoi ashpër ish-udhëheqësin e shtetit për afera korupsioni, Ivo Sanader.
Shqipëria posedon kapacitete njerëzore dhe natyrore maramendëse për tu zhvilluar në një shtet modern, i cili e luan rolin e lehtësuesit dhe regulatorit në favor të interesit privat dhe të shërbimeve publike, dhe jo frenuesit apo atij që jeton në luks në kurriz të taksapaguesit.
Duhet të transformohet tradita ndaj të ushtruarit të pushtetit, e krijuar gjatë këtyre viteve tranzicioni, ku pushteti perceptohet si pozicion i përbuzjes së pronës publike dhe pasurimit personal, në vend të transparencës, llogaridhënies si dhe karakterit shërbyes të politikanit ndaj vendit të tij.
Prandaj, shpresojmë që retorika e fundit reformuese e Edi Ramës do të artikulohet me masa konkrete në të qeverisurit ndryshe, në një punishte të madhe shoqërore siq është Shqipëria.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











